Gjatë periudhës një vjeçare të pandemisë diaspora ka dërguar afër 1 miliard euro në Kosovë

Rreth 30 mijë punëtorë që kanë humbur punën gjatë pandemisë rrezikojnë të mos i marrin 300 euro e premtuara nga shteti

Afër 30 mijë punëtorë që humbën punën gjatë pandemisë, mund të mos marrin 300 eurot që iu premtuan. Ky ishte kushtëzimi i Partisë Demokratike të Kosovës, për të votuar Ligjin për Rimëkëmbje. Në këmbim të votave të deputetëve të kësaj partie, atëkohë kryeministri Avdullah Hoti u zotua se do të plotësonte këtë kush. Megjithatë, muaj më vonë duket se kjo marrëveshje mund të mos zbatohet. Në Ministrinë e Financave dhe Tranfereve ditë më parë bënë të ditur se ky amendament nuk është mbuluar me mjete financiare në buxhetin e miratuar te vitit 2021. Madje se kjo nuk është definitive e thonë nga Zyra e Kryeministrit. Ndërkohë ketë si shume shqetësuese e shohin nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat. Jusuf Azemi kryetar i kësaj sindikate thotë se shpreson që një gjë e tillë të mos ndodhë.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …