Rreth 430 mijë euro për projektet rrugore të Kaçanikut

Rreth 430 mijë euro për projektet rrugore të Kaçanikut

Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu të martën priti në takim kryetarin e komunës së  Kaçanikut Besim Ilazi, me ç’rast nënshkruan memorandumet dhe ankeset që kapin vlerën e 429,180 euro. Në kuadër të këtyre marrëveshjeve do të realizohen këto projekte rrugore:

  1. Asfaltimi i rrugëve lokale në qytetin e Kaçanikut, në vlerë prej 151,741 euro.
  2. Asfaltimi i rrugëve Lushi, Gërlicë, Gabrricë, Trupaj, Rezhancë-Dullovi të Kacanikut, në vlerë prej 214,355 euro.
  3. Asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Nikë me magjistralen N2, në vlerë prej 63,084 euro.

 Zëvendësministri Kadriu dhe kryetari Ilazi, biseduan edhe për rrjedhën e realizimit të projekteve aktuale në Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …