Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e mjeteve nga kursimet për pagat e punëtorëve të RTK-së.
Krasniqi ka thënë se 28 dhjetori do të jetë mesazhi më i mirë për ata që saktë 28 ditë bllokuan pagat e 700 punonjësve të RTK-së.
“As grevat e as thirrjet publike nuk iu bënë punë, e sot çuditërisht paskan dalë me një zgjidhje që deri pak orë më parë thonin se nuk ekzistonte .Ky presion ndaj gazetarëve, ndaj të gjithë atyre familjeve e individëve që janë ndikuar nga ky shantazh publik i pushtetit, është saktësisht pasqyra më e mirë e atyre që me bllokada të panevojshme, nuk e kursejnë askënd. Vendimet e tilla që janë sinonim i kësaj qeverisje në ikje, tashmë janë parë qartë nga të gjithë qytetarët”, ka shkruar ajo.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
