Mundësia e dështimit për zgjedhjen e presidentit dhe shkuarja eventuale në zgjedhje të reja parlamentare po shihet si rrezik serioz për stabilitetin ekonomik të vendit. Ekspertët paralajmërojnë se një krizë e re politike mund ta thellojë edhe më shumë pasigurinë ekonomike në Kosovë. Sipas raportit të fundit të Fondi Monetar Ndërkombëtar për shkurt 2026, ngërçi politik gjatë vitit 2025 ka ndikuar negativisht në ekonomi, duke ngadalësuar rritjen dhe duke rritur presionet inflacioniste. Eksperti ekonomik Safet Gërxhaliu vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve të shpeshta brenda një viti do të ishte goditje për sektorin privat dhe qytetarët, duke theksuar se as vendet evropiane nuk mund të ruajnë stabilitet ekonomik në kushte të tilla politike. Ai shtoi se buxheti i vitit 2026 është më shumë buxhet emergjent dhe mbijetese sesa zhvillimor. Ndërkaq, se a do të shkoj vendi apo jo në zgjedhje të tjera do të shihet pas 8 ditësh kur edhe përfundon afati për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ndërsa deri më tani nuk ka një konsensus nga partitë politike për zgjedhjen e të parit apo të parës së shtetit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
