Rritet niveli i ujit në lumin Mirusha

Si rezultat i reshjeve të shumta gjatë ditëve të fundit niveli i ujit në lumin Mirusha të komunës së Malishevës, është rritur dukshëm, por deri në këtë moment nuk janë shkaktuar përmbytje dhe as depërtime të ujit në shtëpi banimi. Në disa vende lumi ka dalë nga shtrati, por pa shkaktuar ndonjë rrezik për qytetarët. Nëse vazhdojnë reshjet e shiut, pritet që fillimisht të bllokohet rruga Mirushë-Gurbardh, pjesa e urës mbi liqenin Mirusha, ku niveli i ujit është në nivel me rrugën, përkatësisht urën mbi liqe.

Lumi Mirusha, ka dalë nga shtrati në hyrje të fshatit Banjë, por nuk janë shënuar dëme, ndërsa niveli i ujit është i rritur përgjatë tërë shtratit të lumit.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjatë tërë ditës ka qenë në gatishmëri dhe në inspektim të vazhdueshëm të situatës. Sipas kësaj drejtorie, nëse vazhdojnë reshjet e shiut, rrezik mbetet diga e liqenit në Mirushë, si dhe vendbanimet përgjatë lumit Mirusha, ku mund të ketë përmbytje eventuale.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, do të vazhdoj të vëzhgoj situatën pa ndërprerë. Në vëzhgim të situatës janë edhe Policia e Kosovës, duke i vëzhguar pikat që konsiderohen më problematike.

Një nga faktorët e daljes nga shtrati të lumit, janë edhe mbeturinat që persona të pandërgjegjshëm i gjuajnë në lum ose përgjatë lumit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj ka takuar z. Dukagjin Povataj, në ditën e tij të pensionimit

Kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj ka takuar z. Dukagjin Povataj, në ditën …