Kryetari i komunës së Kaçanikut, z. Sabedin Vishi ka njoftuar se ka nënshkruar thirrjen publike për bursat e studentëve pë vitin 2026 nga kjo komunë.
“Kam nënshkruar thirrjen publike për bursat e studentëve për vitin 2026. Numri i bursave është rritur për 20% dhe rritja do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.
Mbështetja për studentët tanë është prioritet i vazhdueshëm”, thuhet në postimin në facebook, të kryetarit të Kaçanikut, Sabedin Vishi.