Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mësohet për rritje të ndjeshme të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje. Përderisa nga ora 7 e mëgnesit deri në ora 15.00, në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, nga ora 15.00 deri në ora 17.00, ky numër është rritur në 32 për qind. Dalja më e lartë është në komunën e Mamushës me 64.61 për qind, ndërkaq ajo më e ulëta në Skenderaj me 23.61 për qind.
