Nga testimi i 2.261 mostrave konfirmohen 344 raste të reja me Covid-19, ndërsa sot janë shëruar 230 pacientë

Rritje tejet e madhe e infektimeve në SHBA, nga 10 mijë raste në qershor në 100 mijë raste në gusht

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një rritje tejet të madhe të rasteve të infektuara me virusin korona. Derisa në muajin qershor raportohej për rreth 10 mijë të infektuar në ditë, gjatë muajit gusht raportohen deri në 110 mijë raste brenda 24 orëve. Ekspertët kanë thënë se kjo rritje e jashtëzakonshme është pasojë e përhapjes së variantit Delta. Ata kanë tërhequr vërejtjen gjithashtu se përhapja është duke u rritur më shumë mes personave që nuk janë vaksinuar. Drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky ka deklaruar për CNN të dhënat tregojnë se nëse nuk vaksinojmë njerëzit, mund të kemi deri në disa qindra mijëra raste në ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …