leoni

Lokalizohen zjarret në Komunën e Malishevës

Shqipëria po përballet me zjarre të shumta

Shqipëria po vazhdon të përballet me zjarre të shumta anekënd territorit të saj. Për shuarjen e tyre ose vënien nën kontrolle, përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura ndërkohë që kanë filluar të vijnë ndihma edhe nga disa vende të Bashkimit Evropian, Çekia dhe Holanda të cilat kanë dërguar tre helikopter të mëdhenj për hedhjen e ujit nga ajri mbi zjarret. Për dëmet e shkaktuara nga zjarret, përveç autoriteteve të larta të Shqipërisë, keqardhje ka shfaqur edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Juri Kim. Ajo ka shkruar se i vije keq për dëmet e shkaktuara nga flakët dhe se vendi i saj bashkë ndjenë me Shqipërisë dhe se do t’i ofroj ndihmë konkrete për t’u përballur me këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga zjarret. Ajo ka njoftuar se ekspertë amerikanë të luftës kundër zjarreve kanë mbërritur këtë fundjavë në Shqipëri për të mbështetur forcat e armatosura në betejën me flakët. “SHBA janë dhuruar pak kohë më parë edhe kova uji për helikopterë, veshje për zjarrfikësit, dorashka, pajisje mbrojtjes. Ambasada garaton se do të jetë krah për krah Shqipërisë në këtë betejë” ka shkruar ambasadorja amerikane, Juri Kim.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për evitimin e veprimeve të njëanshme lidhur me Urën e Ibrit

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar  që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me …