Rruga Kaçanik-Han i Elezit e ndaluar javë me parë për qarkullim do të jetë e hapur nga dita e sotme

Rruga Kaçanik-Han i Elezit e ndaluar javë me parë për qarkullim do të jetë e hapur nga dita e sotme

Rruga Kaçanik-Han i Elezit e ndaluar javë me parë për qarkullim do të jetë e hapur nga dita e sotme. Këtë lajm e ka konfirmuar vet ministri i Infrastrukurës, Pal Lekaj. Ai ka bërë të ditur se kjo rrugë do të hapet sot në orën 09:00. Kujtojmë se pikërisht në rrugën Kaçanik-Han i Elezit, ndodhi aksidenti i 28 prillit, ku humbën jetën dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Armend Trena dhe Malsor Dashi. Kjo rrugë ishte mbyllur për shkak se terreni kishte rrëshqitje dheu dhe ishte rrezik për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Inflacioni rëndon familjet në Kosovë, çmimet në shtator u rritën për 7.8 për qind

Kosova po përballet me rritje të vazhdueshme të çmimeve, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare …