RRUGA M 22.3, MITROVICË – LEPOSAVIÇ DO TË LIROHET PËR QARKULLIM PASDITEN E SOTME

Rruga M 22.3, Mitrovicë – Leposaviç, loakcioni “Kërshi i Dudës”, siç mund të jeni në dijeni, mbrëmë ka ndodhur një rrëshqitje e masivit të dheut dhe erodime të gurëve, nga të cilat për pasojë është shkaktuar edhe bllokimi i të njëjtës. Ministria e Infrastrukturës, me të marrë informatat e para për këtë situatë, ka reagurar, fillimisht në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, ka ndërprerë lëvizjen e pjesëmarrësve në komunikacion në ketë pjesë, për të parandaluar ndonjë aksident dhe po ashu ka nxjerrë në teren kompaninë e mirëmbajtjes, e cila është duke e bërë sanimin e kësaj situate dhe në bazë të informatave të fundit nga tereni, rruga M 22.3 do të jetë e qarkullueshme në pasditen e sotme. Ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë po ashtu edhe hapa të tjerë që të mos përsëritet situata e njëjtë, duke vendosur elemente të parafabrikuara (masa të betonit) që do të parandalojnë rrëshqitjen në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …