Rrustem Geci

Rrustem Geci: Poezia, një shok udhe

 

Fol  muzë  e  ngadhnjimit të artit

fletë e  çdo  dite, muaji  dhe  viti

kjo kohë më  bën  të  vet-digjem
me bashkudhtaren time, poezinë

 

Rritu bimë e gjuhës  dhe e fjalës
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës
ji shpërthim i flakëve  të shpirtit
je lavdi e  popullit  të  përgjakur

 

Në këngët vullkanore të poezisë
përmbledhur i kam tëra betejat
në  jetën  biologjike  të  atdheut
poezinë e kam një shok të udhës

 

Epokë  e  popullit më  veprimtar
jeta është forca më e lartë
s´duami të jemi shesh  i  luftave
as mbetje gjaku e perandorive…

 
2

 

Shqipëri  e  atdheut  të  vogëluar
shumë na kanë  gjakosur  fqinjët
Kosovë e përvuajtjeve  të mëdha
paçim  fat  udhës së  Ribashkimit

 

Liri, perëndeshë e gjitha fitoreve
me emrin tënd  u rritëm betejave
për ty dashuruam mes plumbave
për ty i ramë   grusht  pushtuesit

 

Nuk ka paqe  për  lumin  me  vaj
nuk  ka  paqe  për lumin e  ndarë
Riashkimin ynë  me  Shqipërinë
na bën të dashurojmë më shumë

 

Rritu bimë  e  gjuhës  dhe   fjalës
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës
ji shpërthim i flakëve të shpirtit
je  lavdi  e  popullit  të  përgjakur!..

 

Dortmund, 2017

 

 

Rrustem Geci: Çames nga Filati

Ti  që   gjunjët  m´ i  përthyen
dhe n´kraharor më jep zjarrmi
trupin e  ke  pishë  të  gjelbërt
e buzët për çaste të përvëlimit

 

Rea, unë  shoh  tokën  nën  ty
dhe t´i sheh  qiellin  mbi  mua
në një çast loje do të mpakemi
nga e  ëmbla e këtij përqafimi

 

Në  këtë  epikë-lirikë  të  jetës
dashuria  është  e  të  gjithëve
të vdesësh  për ma të bukurën
s´ka gjë më me vlerë  në  botë

 

Kjo jetë  ka aq shumë dashuri
sa  të  bukur   jemi   të   gjithë
poezia  s´shterron kurrë, edhe
sikur të gjithë  të  jemi  poetë!..

 

Dortmund, 2017

Rrustem Geci: Identiteti shqiptar i Çamërisë

Lidhja me Çamërinë mua më vjen nga zemra, nga shpirti, nga varri i gjyshërve dhe stërgjyshërve, nga brigjet me det, me kopshte dhe male, nga rrënjët e gjakut dhe të ullirit. Unë Çamërinë e dua, jo pse aty kam shtëpinë e nënës dhe të babait, dhe të afërmëve të tjerë, Më thotë Epiri, por, unë në Çamëri kam ma shumë s´e zemrën dhe shpirtin, në Çamëri kam gjuhën, gjakun, luftat dhe paqen, flamurin e pëjetësisë sime.

Çamërinë unë të dua edhe kur më dhunon, edhe kur më vret, edhe kur më poshtëron, sepse, jam çam, jam gjak dhe shpirt i vendit tim. Lidhja ime me Çamërinë është lidhje e gjakut, e gjuhës, e qumështit të përjetshëm të dheut tem.

Çamëria është bota ime e krijimit dhe e dashurisë, vazhdon Epiri. Ah, sa i dua  këngën çame, poetikën e valleve, veshjjet, doket dhe zakonet e Ipeve – të folmen shqipe të vendit tim.

Vëllëzër dhe motra; juve mund t´ju duket pak sa e çuditshme, por, Shqipëria në Greqi ka 2 dete, një tokë me një sipërfaqe prej 17 mijë e 5 qind kilometrash, dhe me mbi 4 milion banor çamë dhe arvanitë. Epiri i Ilirisë- Çamëria, është identitet im shqiptar, gjak i pandërprerë i kombit dhe  atdheut tim.

Të gjitha monumentet në Çamëri e gjithandej Greqisë janë prodhim shpirtëror, pellazgo-iliro-shqiptar. O më të mirët e vendit tim, edhe Dodona, edhe Akropoli, edhe qindëra monumente të tjera nëpër tërë Greqinë janë ndërtime dhe krijime shqiptare.

Ore, jam popull gjysh i Evropës. Jam i lashtë kur s´kishte Athinë. Jam i lashtë kur s´kishte Greqi. Jam i lashtë kur s´kishte grek. Prandaj, kjo është arsyeja pse unë e dua Çamërinë aq shumë. Çamërinë e dua sepse unë jam banor i parë i tokës i lindur në Epirin e Ilirisë e më gjerë.

Epiri I Ilirisë i dha botës Njëperendinë, i dha papë e figura të çmuara. O ma të dashurit e mi; Të gjakut e kam Hoxha Tasinin, Elena Gjikën, Muharrem Rushitin, Alush Taken, Abedin Dinon, Rexhep e Musa Demin, Kolë Idromenin, Faik Konicën, Abaz Dojakën, Niko Stillon, Bilall Xhaferrin e sa e sa të tjerë.

Atdhe, unë do punoj që ti të jesh i fortë, dhe Greqisë t´i thuash guximshëm, liroma tokën time, o unë gjallë s´hiqem nga toka 13 mijë vjeçare e të parëve të mi. Do të luftoj një shekull, do luftoj dy shekuje e ma shumë, dhe do t´i dalë zot tokave të mia gjithandej.

Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur, dhe njëherit, dhe aq  histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e tyre.

Epiri i Ilirisë është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan, Straboni. Qysh në paleolitin e hershëm në gadishullin ballkanik pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues për më se 10 mijë vjet. Dokumentet arkeologjike, por edhe mitologjia flasin s´e pellazgët  qenë “njerëzit e parë” në këto troje. Pra, shqiptarët e lashtë, pellazgët, gjuha të tyre e kishin gjuhë e lashtë shqipe.

Bile edhe helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten e tyre,  për pellazgët përdornin një epitet të pashlyeshëm “proselinoi” ( parahënësor ), pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë.

Fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra, gjersa në histori përmenden ilirët. Si një popull kryesor, si një “Hauptvolk”- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman. Ilirët e Ilirisë, dhe fisi i tyre i Dardanëve, morën pjesë në të gjitha proceset shoqërore, kulturore, dhe në ngjarjet kryesore politike që e përshkruan botën antike të Mesdheut.

Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u ngurtësuan në relikte muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, të gjuhës dhe të kulturës bënë Metaforën e Pavdekshme të rezistencës dhe mbijetesës.

 Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Mbretëria e Mbretit Pirro të Epirit kishte shtrirje shumë të gjerë, në tërë Maqedonin, dhe gjithandej Greqisë.

Epir i Ilirisë – Çamëri, shprehet biri i saj, po me emrin, Epir, mua më ke luftëtarë në fushë të betejës, aty ku mbrohet dhe fitohet Çamëria. Rroftë Pavarësia e Çamërisë! Rroftë Republika e Çamërisë! Rroftë Ushtria Çlirimtare e Çamërisë! Rroftë Bashkim i Çamërisë me Shqipërinë! Eseja vazhdon…

Rrustem Geci – Dortmund, Janar, 2017

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Dhjetë alfabete të gjuhës shqipe, të cilat i ka prezantuar në një libër studiuesi i mirënjohur, Robert Elsie

Robert Elsie: Literatura shqipe në traditën islame-osmane I

Me ardhjen e tij ne Shqiperi, pushteti Osman solli me vete kulturen e tij te …