Në një intervistë për Kosovapress, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se Gjendja në Kosovë është shumë e vështirë dhe e vetmja zgjidhje për të dalë në situatë janë zgjedhjet e parakohshme. Po ashtu ka bërë të ditur se AAK-ja nuk lidh koalicion me partitë në pushtet, por as me Vetëvendosjen. Ai ka folur edhe për çështjen e Demarkacionit, Gjykatën Speciale, çështjen e veteranëve të luftës, murin në Mitrovicë, por edhe për ftesën që i është bërë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Amerikës Donald Trump. Haradinaj ka thënë se është i ftuar të shkojë në Amerikë në mënyrë personale dhe se e ka ndërmend të shkojë, posa të kryhen procedurat e vizës.
Kontrolloni gjithashtu
Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore
Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …