Rubio pas takimit me Gjuriqin: SHBA dhe Serbia do të nisin dialog strategjik, kërkohet ulja e tensioneve me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, në të cilin është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nevojën për uljen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Sipas një komunikate zyrtare të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, Rubio dhe Gjuriq kanë rënë dakord që më vonë gjatë këtij viti të zhvillohet një dialog strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, me fokus në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe të sigurisë. “Të dy zyrtarët diskutuan rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në marrëdhëniet me Kosovën dhe situatën në Bosnje e Hercegovinë, si hapa të domosdoshëm për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të krijuar kushte për zhvillim ekonomik e prosperitet”, thuhet në deklaratë. SHBA-të theksojnë përkushtimin e tyre për ndërtimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe reciprokisht të dobishme me Serbinë, që do t’i shërbente interesave të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre. Ky takim vjen në një kohë kur tensionet në veri të Kosovës mbeten të larta, ndërsa bashkësia ndërkombëtare kërkon veprime konkrete për ç tensionim dhe dialog të qëndrueshëm ndërmjet palëve.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari

Xhavit Jashari: OVL-UÇK thirrje për mobilizim në protestën kundër padrejtësive në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për mobilizim të përgjithshëm qytetar …