Rudofl Broer, u nderua me mirënjohje për kontributin e dhënë për Komunën e Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të premtën humanistin gjerman Rudolf Broer, të cilit edhe i ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë për Komunën e Malishevës. Humanisti Broer, në vazhdimësi e ka ndihmuar Komunën e Malishevës, në veçanti sektorin e shëndetësisë.

Kryetari i Komunës së Malishevës, e ka falënderuar për vizitën humanistin Broer dhe delegacionin nga Gjermania, të cilët sot vizituan Malishevën. “Ju keni dhënë shumë për komunën tonë, dhe ne ju jemi mirënjohës për përkrahjen dhe kujdesin e vazhdueshëm që keni treguar në raport me ne”, tha kryetari Begaj me rastin e dhënies së mirënjohjes, për Rudolf Broer.

Nga ana tjetër, humanisti gjerman e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për ndarjen e kësaj mirënjohje, dhe tha se “e vlerëson lartë këtë mirënjohje e cila ju dha për punën e tij, punë të cilën e bën me vullnetin më të madh”.

Përndryshe Broer, ka paralajmëruar sjelljen e donacioneve tjera, në sektorin e shëndetësisë për Komunën e Malishevës, pasi është duke punuar për donacionin e radhës. Më parë, Rudolf Broer, kishte sjellë mjete konkretizuese për personat me aftësi të veçanta, në shoqatën e Handikosit në Malishevë, një kombibus për bartjen e personave në hemodializë, si dhe donacione tjera.

Kjo mirënjohje e dhënë sot, është ndarë nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …