Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma ka konfirmuar për KosovaPress se ka kandiduar për kryetar si kandidat i pavarur, në mënyrë që edhe për një mandat ta udhëheq këtë qytezë të Kosovës. Rufki Suma që dy mandatet e kaluara ka qenë kryetar i Hanit të Elezit. Në vitin 2009 ai ka marrë shumicën e votave të qytetarëve, duke pasur përballë kandidatë të të gjitha partive politike. Ai doli fitues edhe në vitin 2013 kur i fitoi zgjedhjet për kryetar. Rufki Suma ka qenë luftëtar i lirisë, epror i UÇK-së dhe i TMK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
