Rufki Suma

Rufki Suma: Gjithnjë në shërbim të popullit

Ish kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka vendosur të rikandidojë si kandidat i pavarur për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, pasi ka marrë mbi 1,200 nënshkrime mbështetëse dhe është certifikuar nga KQZ-ja. Lidhur me këtë ai ka shkruar:  

Pas pranimit nga ana juaj të listës me mbi 1,200 nënshkrime për kandidimin tim për Kryetar të Komunës së Hanit të Elezit si Kandidat i Pavarur, dhe pas çertifikimit nga ana e KQZ-së, nën moton “Gjithnjë në shërbim të popullit”, kam vendosur t’i hyj garës për Kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, zgjedhje që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti. Ashtu si në mandatet e kaluara, kur së bashku me ju dhe me mbështetjen e donatorëve vendorë e ndërkombëtarë realizuam shumë projekte në interesin tuaj, edhe në të ardhmen – me ndihmën e Zotit dhe të donatorëve – do të vazhdojmë të punojmë për projekte që do t’i përcaktoni ju vetë nëpërmjet debateve publike. Ju lus të gjithëve, të nderuar qytetarë, pa dallime partiake, të shmangni etiketimet dhe ofendimet ndaj kandidatëve, qoftë për kryetar apo për këshilltarë të Kuvendit Komunal. Votoni sipas bindjes suaj të lirë, pa ndikim dhe pa presion nga askush. Zgjidhni ata që mendoni se janë më të mirët dhe që do të punojnë për interesin e komunës sonë.

Me respekt,
Rufki Suma
Kandidat i Pavarur

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për krime lufte në masakrën e Burimit

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar në …