Rusia i ka filluar përgatitjet për manovra me armë atomike

Rusia i ka filluar përgatitjet për manovra me armë atomike. Faza e parë e stërvitjes që zhvillohet në jug të vendit në afërsi të kufirit ukrainas, përfshin përgatitjen dhe përdorimin e armëve atomike jo-strategjike, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në Moskë. Dojçe Velle njofton se qëllimi është “rritja e gatishmërisë e forcave atomare jo-strategjike. Ky medium citon disa ekspert ushtarak të kenë deklaruar se këto manovra nuk kanë të bëjnë aspak me ushtrinë e Ukrainës sepse ushtria e Rusisë ka treguar epërsi të dukshme ndaj saj por se ka të bëjë me perëndimin. Pavel Podvig, drejtues studimor në Institutin e OKB-së për Studime e Çarmatimit është cituar të ketë vlerësuar se manovrat ushtarake të Rusisë janë më shumë “një sinjal dhe paralajmërim që i drejtohet perëndimit”. Ky sinjal politik nuk përmban asgjë të mirë, megjithatë duhen bërë përpjekje për ta kuptuar atë me kthjelltësi.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku jep betimin dhe merr detyrën si kryetar i ri i Skenderajt

Kuvendi Komunal i Skenderajt zhvilloi sot mbledhjen inauguruese, ku kryetari i zgjedhur më 12 tetor, …