Agjencia amerikane e inteligjencës e njohur si CIA ka arritur në përfundim se Rusia ka intervenuar në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ndihmuar kandidatin e Republikanëve, Donald Trump, që të zgjidhet kryetar, shkruan gazeta amerikane “Washington Post”. Duke cituar zyrtarë të SHBA-ve të informuar për këtë çështje, “Washington Post” shkruan se agjencitë e inteligjencës kanë identifikuar individë që kanë lidhje me qeverinë ruse, të cilët kanë hakuar mesazhet elektronike të kampit Demokrat dhe madje edhe mesazhet nga Konventa Nacionale e Demokratëve, përfshirë edhe udhëheqësin e fushatës presidenciale të Hillary Clinton.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
