OKB

Rusia ka kërkuar që OKB-ja sot të mbajë mbledhje lidhur me situatën në centralin bërthamor të Zaporozhjes

Rusia ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mbajë mbledhje më 23 gusht për situatën në centralin bërthamor të Zaporozhjes. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës ambasadori rus në OKB, Dmitry Poljanskij, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse, RIA. Centrali i Zaporozhjas, që është më i madhi në Evropë, u mor nën kontroll nga Rusia në mars, pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës. Është raportuar se javëve të fundit ka pasur luftime në central, gjë që ka rritur frikën për një fatkeqësi bërthamore në Ukrainë, shtet që ende vuan pasojat e fatkeqësisë bërthamore të vitit 1986 në Çernobil. Më 22 gusht, presidenti amerikan, Joe Biden, ai francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, bën thirrje që të ndërpriten luftimet përreth centralit të Zaporozhjas. Liderët botërorë po ashtu kërkuan që inspektorët e agjencisë për energji bërthamore të OKB-së, të lejohen që të vizitojnë centralin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kontrolloni gjithashtu

Flotistët e Kishnicës në grevë: Dy muaj pa paga, kërkojnë zgjidhje urgjente

Punëtorët flotistë të minierës së Kishnicës kanë hyrë në javën e dytë të grevës për …