Rusia urdhëron ndalimin e 963 amerikanëve, që të hyjnë në territorin e saj, në mesin e tyre krerët më të lartë të Shtetit

Rusia ka ndaluar 963 amerikanë që të futen në territorin e saj. Mes të ndaluarve është kryetari amerikan, Joe Biden, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe shefi i CIA-s, William Burns. Ky vendim i Rusisë vjen si një shenjë hakmarrje pas përkeqësimit të marrëdhënieve të Rusisë me SHBA-në që nga fillimi i pushtimi të Ukrainës në 24 shkurtit. Më herët Biden ka nënshkruar paketën masive të radhës të ndihmës prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, ku 20 miliardë dollarë do të shkojnë si ndihmë ushtarake. Muajin e kaluar, Rusia kishte vendosur ndalime udhëtimi për zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris, shefin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhe dhjetëra amerikanë e kanadezë të shquar, si hakmarrje për sanksionet e vendosura mbi Ukrainën. Ndalimet e udhëtimit kanë vetëm një ndikim simbolik, por janë pjesë e vazhdueshme “të përkeqësimit” të marrëdhënieve të Rusisë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova nuk figuron në agjendën e takimit të Këshillit të Evropës në maj 2025

Në agjendën e publikuar për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i …