Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Kundërpadia për Dik Martin!

Gjykata Speciale e Kosovës, për krimet e pretenduara kundër UÇK-s, si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, kundër krerëve të UÇK-së, përfshi kreun e saj zotin Thaçi, u ngrit mbi bazën e Raportit të Senatorit Zvicran Dik Marty, drejtuar KE-së. Këtë çorbë të sajuar nga shërbimi sekret serbo-rus, e gëlltiti Kuvendi i Kosovës, me gishtat e shumicës së kuvendarëve. Kështu, në v.2015, kishte ndodhur një presedan i pa parë në historinë e mardhënieve ndërkombëtare, Kosova po e krijonte një gjykatë, njënacionale asimetrike, vetëm kundër shqiptarëve, për të gjykuar krimet e luftës, kundër UÇK-së, për vetvehtën, ku selia e saj do të ishte në HAGË!

Pamë se prokuroria e këtij tribunali, nuk gjeti prova për aktakuzë, në bazë të shpifjes së Dik Marty-t, gjoja për “organet e nxjerra” të serbëve në “shtëpinë e verdhë”…. Këto ditë, shohim raportime se Dik Marty, sipas deklarimeve të tij, qenka i kërcënuar me vdekje nga shërbimi sekret i Serbisë. Dik Marti e mashtroi Këshillin e Europës, dhe hudhi baltë mbi luftën e pastër dhe detyruese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër makinerisë vrastere të Serbisë. Ku, Serbia synonte dëbimin e shqiptarëve të Kosovës, jasht saj, kauzë kjo, famëkeqe serbe e mbështjellur me projektin e SANU-së dhe, e bekuar nga kisha ortodokse serbe! Pra, Dik Marty, qenka i kërcnuar, ngase, nuk ua ka kryer punën, sipas marrveshjes që bëri me shërbimin sekret të Vuqiqit-Sërbisë, kundër luftës së UÇK-së dhe kreut të saj, zotit Thaqi! E tani Serbia kërkonë llogaridhënie për pazaret korruptive që Marty paska bërë me shërbimet serbe e ruse, dhe tani propogandon se është i kërcnuar për vdekje, dhe kërcnimin po i vjen nga Serbia, dhe se ai e ka masën e sigurisë të nivelit katër dhe pesë.

Sa i përket Serbisë, ajo, këtë zanatë ë vrasjeve politike me pagesë e ka të prefeksionuar, qysh heret mbi shqiptarët, por edhe mbi vet serbët, brenda sistemit të vet politik-shtetëror. Dora e saj vrastare është shtri edhe jashtë nëpër botë, për likujdimin e kundërshtarëve politik. Por, me Dik Martyn e paguar, për likuidime në “MASË”, kundër një kauze të një populli të tërë, të një lufte të drejtë, të UÇK-së, Serbisë rrënjët e krimit, po i dalin në sipërfaqe. Sherbimet sekrete serbo-ruse, tani po e marrin tatpjetën. Ky (Marty), deklaron se Serbia, me “tentim vrasjen e Tij”, ka për qëllim që këtë akt vrastar t’ja adreson Kosovës dhe shqiptarëve! Mbase, kjo mund të jet lojë e dyfisht e shërbimit sekret serb, ndaj Martit, që nuk e kreu punën, spas “marrëveshjes”, midis tyre, kundër shqiptarëve dhe UÇK-së. Apo ndoshta nuk janë përmbushur pazaret midis tyre rreth kotave për para! Por, humbësja, në këtë drejtim, deri tani, ishte Kosova, në imazhin e saj ndërkombëtar dhe aq më keq, lufta për jetë a vdekje, kundër tiranisë serbe e UÇK- po përbaltosej!

Dik Marty duhet të nxirrët para gjyqit ndërkombëtar për dëmin që i bëri Kosovës dhe kombit shqiptar me shpifjet e Tij! Kërkesa për padi, duhet adresuar nga Kosova e Shqipëria, në Tribunaline Krimeve të Luftës. Kërkesë padia duhet të adresohët edhe përmes, KE-së. Ky Senator, zvicran në KE, duhet të sqarohet në gjykatë, për mashtrimin e madh që bëri, kundër KE, opinionit publik ndërkombëtar dhe veqmas kundër UÇK- së dhe Kosovës! Është rasti që avokatët mbrojtës, të z. Hashim Thaqi, z.Jakup Krasniqi, z.Rexhep Selimi, z.Kadri Veseli, dhe gjithë të tjerëve, si të akuzuar, ta këthejnë padinë e prokurorit Viliamson, në KUNDËRPADI, ndaj Martit!

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …