Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: ROLI I POLITIKËS, DIPLOMACISË PËR LIRINË DHE PAVASRËSINË E KOSOVËS

(Aspekte nga Rezistenca Pasive dhe Lufta për Lirinë e Kosovës)

Punimi trajton disa veprime kyçe politike të përpjekjeve tona si popull, në këtë fundshekull, për liri dhe procesin e shtet ndërtimit të Kosovës. Roli politik-diplomatik i dy lëvizjeve tona; Rezistencës aktive të luftës për liri-UÇK-së dhe Lëvizjes Paqësore-LDK-së, të cilat lanë gjurmë të pashlyeshme në procesin e Pavarësisë së Kosovës.

Me shumë udhëkryqe kundërthënëse, procesi në fund rezultoi me nënshkrimin e përbashkët të marrëveshjes së Rambujësë, ku pasoi intervenimi i NATO-së.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Kosova synonte pavarësi, sipas parimeve kushtetuese juridike, ku secili popull ta kishte shtetin e tij. U veprua pandalshëm që përmes rezistencës autoktone paqësore dhe luftës për çlirim, për te ardhur deri te shtetësia e Kosovës.

Shqiptarët si popull e shprehën vullnetin e tyre për shtet, të barabartë me republikat tjera te cilat; pavarësoheshin, me rastin e shpërbërjes se Jugosllavisë. Kosova kishte atributet e shtetësisë nëpër te gjitha etapat historike, qe nga parahistoria.

Okupimi serb i copëtoi territoret shqiptare, në kohën kur Perandoria Turke po rrënohej, ndërsa Rusia po shënonte përparime në frontet e luftës në lindje.

Pas Betejës së Maricës (1872) Serbia ndihej e privilegjuar ku synimet grabitqare i orientoi në drejtim të tokave shqiptare. Historia tregon se, sa herë që Rusia ngrihej në këmbë, Serbia shndërrohej në “xhandar” të Ballkanit dhe sulej me zjarr e bajoneta, kundër popujve tjerë të pambrojtur për t’i futur në dorë tokat dhe pasuritë e tyre. Kështu ndodhi kundër popullit shqiptar në Ballkan.

Punimi jep disa aspekte të fundshekullit të kaluar, të veprimeve politike, juridike, paqësore dhe luftarake për liri dhe pavarësi të Kosovës. Entiteti shqiptar në Kosovë, që nga koha e Mbretërisë Bato të Dardanisë, gjithmonë kishte tipare dalluese, demografike, organizative, gjeografike e politike. Përfaqësohej me territor dhe popullsi kompakte, gjithmonë me shumicë shqiptare, Serbia përgjatë okupimit veproi me të gjitha format e saj, gjenocidale për shkatërrimin e etnisë shqiptare.

Në vitet e `89-ta me masa të jashtëzakonshme, Serbia suspendojë Autonominë Politike dhe territoriale të Kosovës dhe ndryshoi dhunshëm Kushtetutën e  `74 –ës. Në fundi të viteve të ,90-ta, embrionet e para të shtet-ndërtimit të Kosovës fillojnë me krijimin e institucioneve paralele të RK-ës, krahas braktisjes së sistemit monist dhe shuarjes së PKJ.

Fillimisht u formua subjekti politikë “Lidhja Demokratike e Kosovës”, e më vonë edhe disa subjektet të tjera. Me rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë, në rrethana të jashtëzakonshme nga ana e Kuvendit të Kosovës u nxor “Deklarata Kushtetuese” dhe u organizuan “Zgjedhjet e Para Presidenciale”, ku projektohej mëvetësia shtetërore me pretekstin e realizimit të “Shtetit të Pavarur”. Ky akt politik i Kuvendit te nKosovës, solli lëvizjet popullore të papritura nga Minatorët e Trepçës dhe të studentëve të UP.

Deklarata e Kuvendit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës mbi çështjet kushtetuese ne qershor `90, si rrjedhojë solli tri dokumente të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës:

1) Deklaratën e Kushtetuese të 2 korrikut, 2

) Kushtetutën e Kaçanikut, më 7 shtator dhe

 3) Rezolutën për Pavarësi dhe Sovranitet të Kosovës.

Në Referendumin gjithë popullorë, te shtatorit te `91 për “Shtet Sovran dhe te Pavarur”, sipas burimeve statistikore kishin dal 87.01% e popullsisë.

Një vit pas organizimit të referendumit në Kosovë ne maj te `92-ës, mbahen zgjedhjet e para presidenciale, me pjesëmarrje masive të popullsisë shqiptare, e cila për herë të parë pati mundësinë e “deklarimit të lirë” në rrethana okupimi nga Serbia. Zgjedhjet presidenciale u organizuan në bazë të Ligjit mbi Zgjedhjet në Kosovë. Ky ligj kishte

kombinimin e parimeve të shumicës me parimin proporcional.

Zgjedhja e Kryetarit të Kosovës u bë në rrethana okupimi, ndërsa cikli i dytë i zgjedhjeve parlamentare u zhvillua në kushtet e okupimit, në kohën e luftës së armatosur në mes UÇK-së dhe forcave serbe.

Më 22 mars të `98-ës, u zgjodh Kuvendi dhe Kryetari i Kosovës. Sikurse në rastin e zgjedhjeve të `92-ës, pas mbajtjes së këtyre zgjedhjeve nuk pasojë formimi i organeve dhe funksionimi i tyre sipas Kushtetutës së Kosovës të viteve të `90-ta. Kosova po ballafaqohej me sfidën e mbijetesës së politikës instaluese nga Serbia. Organizimi paralel më tepër ishte një tentativë për ndërtim të strukturave shtetërore, sesa ishte një

funksionim i mirëfilltë i pushtetit.

Marrëveshja e Arsimit në mes palës kosovare dhe asaj serbe, njihet si akti më i lartë politik i lëvizjes paqësore te LDK-ës, ku për herë të parë mbahet takimi, me ndërmjetësim të komunitetit shqiptaro-italian, në mes palës shqiptare dhe asaj serbe. Ky takim vlerësohet nga përkrahësit e rezistencës paqësore, si takim i cili vuri një pikë të

fillimit të shtet-ndërtimit të Kosovës dhe ushqente pak a shumë shpresën e vazhdimit të rezistencës pasive kundër okupimit të egër serb.

Marrëveshja u nënshkrua ne shtator të `96-ës, nga Ibrahim Rugova dhe Slobodan Millosheviçi, me qëllim te kthimit pa kushte të nxënësve shqiptarë në objektet shkollore dhe universitare. Marrëveshja erdhi si rezultat i ndërmjetësimit Shën Exhidio-s, ku për realizimin e sajë ishte formuar një komision, i ashtuquajtur 3+3+3. Mirëpo, si çdo marrëveshje tjetër, edhe kjo nuk kishte kurrfarë vlere, mandej nuk pati asnjë rezultat.

Viti i ri shkollor ne shtator të `96-ës filloi nën dhunë policore

Mesazhe, ishin drejtuar shqiptarëve, se marrëveshja e arritur nuk kishte asnjë efekt për policinë serbe. Policia serbe gjoja po interesohej për probleme që ballafaqoheshin shkollat. Kështu ata bënin presion, duke legjitimuar nxënësit, personelin arsimor dhe prindërit, nëpër disa shkolla fillore të Prishtinës, Lypjanit, Fushë-Kosovës, Mitrovicës etj. Risi pas kësaj marrëveshje, ishte kthimi i nxënësve shqiptarë të Gjurakovcit të Istogut në objektin e vjetër shkollorë, në shkollën “Skënder Luarasi” të Suharekës dhe  ne shkollën e mesme në Kaçanik. Ky vit shkollor kishte edhe plan-programet e reja mësimore në arsimin fillorë dhe atë të mesëm si dhe programet mësimore për rreth 50 lëndë, te hartuara nga Enti Pedagogjik i Kosovës. Marrëveshja e Arsimit në mes te Rugovës dhe Millosheviçit, e shtatorit të `96-ës parashikonte lirimin e të gjitha objekteve shkollore, deri te ato universitare si dhe lokalet e ish-Sekretariatit të Arsimit, të ish Pleqësisë së Arsimit të Kosovës, të Bashkësisë Krahinore të Edukimit dhe të Arsimit, të enteve Pedagogjike komunale dhe Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore. Marrëveshja 3+3 shqiptaro-serbe, me ndërmjetësuesin italian Viçenco Palja-s, e arritur ne mars të `98-ës, parashikoi qe deri ne prill të lejohen objektet e uzurpuara të shkollave fillore dhe të mesme dhe lirimi i 3 fakulteteve. Pra deri më 10 prill të këtij viti ishte liruar vetëm objekti i Gjimnazit të Podujevës. Në vend të implementimit të marrëveshjes, dhuna policore dhe ushtarake nuk ndalej. Veprimet minuese të marrëveshjes dalin ne pah më së miri, nëse shfletohen rreth 25 dokumente sekrete, informata e shënime zyrtare, për pengimin e shkollës shqipe gjatë vitit shkollorë `96-`97 të aksionit të policisë së Lypjanit, të titulluar “SHKOLLA” që ishte udhëhequr nga 21 punëtorë të SPB-së, ku flitet vetëm për një komune!.

Procesi mësimor plotësisht ishte ndërprerë më 23 mars `99. Pas çlirimit të vendit në qershor `99-ës dhe kthimit te popullsisë, në shtator të `99-ës, rifilloi procesi mësimor 98/99. Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme vitin e përfunduan në tetor. Viti akademik `99/2000 në arsimin e lartë filloi me 1 tetor.

Hyrja e OSBE-së në Kosovë “tetor 98” shënoi kthesën e re, sa i përket njoftimit të opinionit botëror me vuajtjet dhe krimin e organizuar që Millosheviçit po bënte mbi popullin e Kosovës. Tashmë  në Kosovë ishte prezenca e mekanizmave ndërkombëtare, si; Misionet Diplomatike, KDOM, OSBE-ja, organizata qeveritare dhe joqeveritare për Drejtat e Njeriut nga shumë anë të botës, media nga i gjithë rruzulli tokësor dhe shoqata e asociacione të shumta humanitare. Caku ishte, ndërprerja e luftës dhe ndihma humanitare për popullsinë civile.

Gjenocidi serbë në Reçak i 15 janarit `99, tronditi tërë opinionin botërorë dhe zbuloi realitetin e hidhur te popullsisë shqiptare në Kosovë, se me çfarë po ballafaqohej ajo, më tepër se një shekull nga sundimi kriminal i politikës instaluese serbe.

Masakra e Reçakut dhe luftimet e zhvilluara aty, ishin shenjë alarmi për intervenim ndërkombëtar, me ç’rast Serbia u kualifikua si shkelëse e rëndë dhe e vazhdueshme e marrëveshjeve, edhe “të marrëveshjes së armëpushimit dhe kthimit të ushtrisë serbe nëpër kazerma”.

Raportet nga vendi i ngjarjes hoqën të gjitha mëdyshjet, tani Kosova ishte Krizë Ndërkombëtare, qe duhej zgjidhur, mashtrimet dhe prapavija politike e Millosheviçit dolën në sipërfaqe.

Me 16 janar mediumet botërore raportuan drejtpërdrejt nga vendi i krimit, nga Reçaku i

kthesës historike. Për ta mbuluar krimin, me 17 janar `99, kur pritej të bëhej varrimi i te masakruarve, bashkë me gjeneralë të ushtrisë serbe, ishte ardhur Danica Marinkoviçi (kryeprokurorja e Serbise) për t’i marrë kufomat nga Reçaku dhe dërgimin e tyre për “autopsi”. Përfaqësues nga Misioni i OSBE-së, në mëngjesit e 17 janarit e njoftojnë DMPAC të ZON-ës te UÇK-së, në fshatin Petrovë, me qëndrimin e palës serbe për marrjen e kufomave. Me iniciativën e kësaj Drejtorie, hartohen pesë pika për palën serbe, të cilat u vlerësuan si humane rreth sigurimit të varrimit të papenguar sipas traditave tona. Shefja e Departamentit për të Drejtat e Njeriut pranë OSBE-së, zonja Lyn Holand, rreth këtyre kërkesave e njoftoi selinë qendrore të OSBE-së, dhe palën serbe, e cila nuk i pranoi këto pika. Kështu filloi lufta rreth kufomave e cila do të shtrihej për gjatë gjithë vijës së frontit dhe zgjati deri më 20 janar `99.

Luis Arbur nga Tribunali i Hagës, ishte ndaluar nga Serbia, ne kufi, me qëllim të mbulimit të krimit. Varrimi i të masakruarve zvarritet nga autoritetet serbe deri me 11 shkurt `99. Serbët në autopsinë e kufomave e kishin pranuar një patologe nga Bjellorusia dhe H.Rantën nga Finlanda.

 Në historinë e luftërave, vështirë se haset një luftë e këtillë për kufoma, ku në të dy anët do të kemi të vrarë.

Nga radhët e UÇK-së bie në luftime Komandanti i Brigadës 161 të ZON-së Ahmet Kaçiku, ndërsa nga forcat serbe vritet zv-komandanti i Stacionit Policor të Shtimes. UÇK-ja, pavarësisht nga këto ballafaqime të forcës policore serbe, sakrifikoi dhe bëri përpjekje për ceremoni të dinjitetshme të varrimit, sipas traditës dhe depërtimit të vërtetës mbi krimin e kryer nga serbia, që nuk ishte as i pari dhe as i fundit.

Serbët harruan se në Kosovë, zhvillimet në teren po vëzhgoheshin, nga një mekanizëm profesional me një autoritet të lartë – OSBE. Helena Ranta pas obduksionit, për këto vrasje theksoi:“Ky është krim kundër njerëzimit i kryer mbi civilët e pafajshëm”.

Më 16 janar kryesuesi i OSBE-së, Ambasadori Voker, deklaroi se: “Ky është krim kundër njerëzimit”, dhe kërkoi“dënimin e këtij krimit”.

Pas të gjitha këtyre zhvillimeve, kishte ikur koha e fjalëve, Kryeministri Britanik Bler, Presidenti i ShBA-ve Klinton, Sekretarja e ShBA-s Olbrajt dhe Komandanti i Paktit të NATO, Gjenerali Klark, ishin të përgatitur për intervenim të menjëhershëm.

Konferenca ndërkombëtare për Kosovën ishte konferenca e parë ndërkombëtare, ku serbet dhe shqiptarët po uleshin përballë njëri tjetrit, e ndikuar nga kushtet e krijuara në teren, pas Masakrës së Reçakut. Thirrja e saj po shpejtohej, ku do të vendosej për paqen e shumë pritur. Shumë shtete ofruan strehë për mbajtjen e konferencës, por Franca u zgjodh si vend adekuat për mbajtjen e saj. Serbisë duheshin shtruar kushte që t’i plotësonte ato. Me 6 shkurt të `99-ës filluan punimet në Konferencën e Rambujësë në krye të delegacionit u vendos përfaqësuesi nga radhët e UÇK-së z.Hashim Thaçi. Në këtë periudhë kohore te bisedimeve, kufomat e masakrës së Recakut zvarriteshin korridoreve të Spitaleve në Prishtine dhe endeshin deri në Shtime e ktheheshin prapë në Prishtinë. Në këtë atmosferë krimi e presioni, të ushtruar nga autoritet serbe, më 11 shkurt `99, organizohet varrimi i të masakruarve, me ç’rast shefi i OSBE-së z.Valker deklaroi se: “Ky

krim i kryer mbi civilë të pafajshëm është krim kundër njerëzimit”.

Delegacioni shqiptar bëri të ditur formimin e QPK-ës; që për opinion e brendshëm, diasporën shqiptare dhe opinionin botërorë ishte veprim kulmor i pjekurisë politike të Kosovës. Ishte ky një hap inkurajues rreth realizimit të aspiratave për liri dhe shtet të pavarur, dukej në horizont lindja e një shteti të ri në truallin evropian, kjo ishte pak

a shumë  pika pikante e pjekurisë dhe unitet të faktorit politik e ushtarak të popullit të Kosovës.

Konferenca e Rambujësë e nivelit të lartë diplomatik, në sferën ndërkombëtare nxori në sipërfaqe çështjen e Kosovës, për një marrëveshje mbi të ardhmen politike të Kosovës. Mediet botërore Konferencën e Rambujësë e vlerësuan si “Dejtoni i Kosovës”, me busull

orientuese te kombeve të lira, për një “Badinter te Ri”, për njohjen dhe pranimin e një shteti të ri, në relacionet e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Grupi i Kontaktit e përcaktoi thirrjen e Konferencës, në Londër më 29 janar `99, ku shqiptarët dhe serbët duhet sjell në një konferencë paqësore. Punimet në pjesën e parë të Konferencë u mbyllën me 23 shkurt `99-ës, me refuzimin e nënshkrimit nga pala serbe, kurse pala shqiptare e kishte konfirmuar nënshkrimin, dhe kërkoi hapësirë, deri te pjesa e dytë e marsit, si interval kohor, për marrje të konfirmimit mbështetës nga zonat e luftës, për ta vënë nënshkrimin në dokumentin e Parisit.

Më 12 mars filloi Konferenca e Parisit dhe vazhdoi punimet deri më 19 mars, me nënshkrimin e Marrëveshjes nga pala shqiptare, pala serbe e refuzojë nënshkrimin dhe vendosjen e paqes, kështu pasuan veprimet e diplomacisë ushtarake të NATO-së, dhe intervenimi mbi Jugosllavinë. Liberal demokracia amerikane e kuptoi qartë se zgjidhja e

problemeve, me Serbinë mund të bëhej vetëm me intervenim ushtarak kundër Millosheviçit, i cili e njihte vetëm gjuhën e forcës. U pa qartë obstruksioni i Millosheviçit dhe dështimi i Konferencës së Rambujësë e cila ishte injoruar gjatë gjithë kohës së bisedimeve nga ana e tij. Pati zëra të pakta, satelitore ruse në perëndim kundër ndërhyrjes së NATO-së, si ç’ishte edhe një “Bolton” në SHBA.

Mirëpo opinioni publik dhe strukturat shtetërore ishin të palëkundura për intervenim të NATO-së. Një luftë e NATO-së për Kosovën ishte një shans i përsosur për të forcuar legjitimitetin e “humanizmit të ri ushtarak” për komandantët e NATO-së dhe Pentagonin, përballë Qendrës së Majtë të spektrit politikë evropianë. 50 vjetori i Aleancës së NATO-s u festua me një sukses të pa parë deri atëherë, shtetet anëtare ishin të bashkuara në intervenim dhe ky ishte intervenimi i parë humanitare pa u pyetur KS i OKB-së, mbi bazën e kreut 7 të kartës së OKB-së mbi të Drejtat e Njeriut.

Konferenca i dha efektet e veta, s`pari ishte një përpjekje për të arritur një marrëveshje me anë të bisedimeve, dhe në rast dështimi, do t’i jepej NATO-së një mandat lufte. Ishte gjithashtu një përpjekje e bashkësisë ndërkombëtare për të nxjerrë gënjeshtrat serbe nga zjarri i Kosovës, por edhe një komplot kundër UÇK-ës.

Në muajt janar dhe shkurt `99, UÇK, kishte fituar hapësirë në Kosovën Qendrore dhe Perëndimore, ku sipas pikëpamjeve serbe kryeqyteti i Kosovës “Prishtina ishte e kërcënuar”. Nga ana tjetër, Millosheviçi kishte rezerva të mëdha të blinduara të cilat pas 20 marsit u futën në Kosovë për ta shpërngulur popullsinë civile nga Kosova.

Pala ndërkombëtare në këtë mes zhvillimesh punonte për gjetjen e mënyrës për t’i sjellë palët në tryezën e bisedimeve, si dhe të zgjidhej problemi i përbërjes së delegacionit shqiptar.

Pati pikëpamje të ndryshme nga fuçit mëdha rreth organizimit dhe kryesimit të delegacionit të Kosovës për Konferencën e Rambujësë. Bisedimet u ndeshën me problemin e legjitimitetit të UÇK-së, i cili do ta përshkonte Rambujënë. Sipas serbëve të njihet UÇK-ja, do të thoshte të njihet humbja e Kosovës. Në kontrast me shqiptarët, serbët nxorën në fushë një ekipit të vijës së ashpër të Millosheviçit, duke përfshirë Nikolla Shainoviçin, zv.Kryeminister dhe jurist të ndryshëm, ku asnjë prej tyre nuk kishte autoritet, të cilin e zotëronte Millosheviçi.

Pentagoni  kishte rëne dakord për përfshirjen e trupave amerikane më 19 janar `99, kjo dukej se ishte bërë nga efekti që pati në opinionin ndërkombëtar, Masakra e Reçakut. Nuk është për t’u çuditur se si u bënë përpjekje të mëdha për të diskretuar krimin në Reçak, nga elementët pro serb, në bashkësinë ndërkombëtare, dhe se si serbët vazhdojnë minimin e krimit të vetë të kryer në Reçak, sepse kjo masakër ishte pika kulmore e intervenimit të NATO-së, mbi forcat e makinerisë serbe të Millosheviçit. Serbët nuk ishin të vetëdijshëm për seriozitetin e Pentagonit, NATO-së dhe figurave kyçe në bashkësinë

ndërkombëtare, për ta ndaluar një përsëritje të gjenocidit si në Srebrenicë. Nënshkrimi i marrëveshjes së Parisit, palës shqiptare i dha mbështetje morale. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Solana, e kishte autorizuar fillimin e fushatës ajrore, me 23 mars aleanca hyri në përplasje ushtarake për Kosovën, ndërsa Beogradit i shpalli zyrtarisht gjendjen e luftës në Jugosllavi dhe mbylli të gjithë kufijtë.

Marrëveshja e Rambujësë, gati në tërësi, është në Rezolutën e KS të OKB-së

Serbët ishin paralajmëruar se nëse nuk e nënshkruajnë marrëveshjen, do të bombardohen, ndërsa shqiptarëve u ishte thënë se në qoftë se dështimi do të vinte për fajin e tyre, atëherë do t’i linin nën mëshirën e forcave të sigurimit dhe paraushtarakëve serbe. Me fjalë të tjera, të dyja palëve u është thënë: “Nënshkruaj ose vdis”.

Rezoluta 1244 nuk e ka marrë parasysh krijimin e një realiteti të ri në Kosovë. Mund të

thuhet se respektimi i sovranitetit dhe integriteti territorial i RFJ-së, sipas Rezolutës rrjedh nga Parimet e pa negociuara  të Rambujesë, por edhe nga Marrëveshja e Rambujesë, së cilës i referohet Rezoluta 1244. Rezoluta garanton respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të RFJ-së, ku kjo dëshmi rrjedh nga dhjetë  parimet e pa negociuara  të Rambujesë, konkretisht nga parimi i pestë “integriteti territorial i RFJ dhe fqinjëve të saj”.

Disa pika dhe anekse të Rezolutës 1244 nuk e paragjykojnë statusin përfundimtar të Kosovës. Në Rezolutë shtohet vetëm tërheqja e forcave serbe nga Kosova, të cilat sipas Rezolutës do të mund të kthehen për të ushtruar funksionet që parashihen në të. Sipas Marrëveshjes së Rambujesë nuk ishte paraparë të ketë trupa, aq sa ka pasur në qershor të vitit1999, kur është futur NATO në Kosovë. Në Marrëveshjen e Rambujës janë paraparë 28.000 trupa të NATO-së, ndërsa në qershor, kemi pas 50.000 trupa. Në Marrëveshjen e Rambujesë nuk është paraparë që Kosova të administrohet nga misioni i OKB-së. Edhe pse nuk ka forca serbe në Kosovë, nuk do të thotë se Marrëveshja e Rambujesë nuk është fare valide. Ajo marrëveshje është me një validitet, sepse 1244 e përdorë si bazë referuese gati në tërësinë e saj. Rezoluta, për dallim nga Rambujeja, jo vetëm që nuk ka ngritje për palën kosovare, por del se ka rënie. Rezoluta 1244 nuk e përcakton mandatin e UNMIK-ut, për të përgatitur popullin dhe territorin e Kosovës për pavarësi, por thuhet në Marrëveshjen e Rambujesë, se e përgatit atë për një autonomi

substanciale. Rezoluta i dha fund agresionit dhe gjenocidit serb, i cili synoi spastrimin etnik të Kosovës. Kjo rezolutë shënoi përfundimin e intervenimit të NATO-së, lirinë e Kosovës dhe largimin e forcave policore ushtarake nga territori i Kosovës.

Administrimi Ndërkombëtar i përcaktuar me Kornizë të Përkohshme

Administrative-IPAK  UNMIK, u ngarkua për përgatitjen për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Ky model i administrimit ndërkombëtar, paraqet modelin e parë të OKB-së në përmasa të gjëra. Është specifik për faktin se krahas vendosjes së një vetëqeverisje vendore dhe një procesi demokratik institucional, synon të merret me mënjanimin e çështjeve që kanë shkaktuar krizën. Pra për zgjidhjen e krizës që nga burimi i saj, deri te zgjidhja politike dhe statusore.

Rezoluta 1244 e KS në  Aspektin Konstitucional Kushtetues, është plotësisht e papërcaktuar. Ndërsa sa i përket statusit për Kosovën, promovon një status të një vetëqeverisje (autonomisë) substanciale brenda integritetit të RF të Jugosllavisë. Pikërisht ky përcaktim, si vetëqeverisje substanciale në njërën anë, dhe integritet territorial i RFJ, në anën tjetër paraqet absurdin dhe kundërthënien më të madhe të

saj. Megjithëse Rezoluta promovon konceptin e vetëqeverisjes për Kosovën, kompetencat substanciale të karakterit shtetëror, rezervohen dhe ushtrohen nga UNMIK-u, i cili paraqet autoritetin përfundimtar në funksionimin e pushtetit në Kosovë në tri trajtat e tij; legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Konkluzione

 Diplomacia e ka rolin e saj, ajo është produkt i politikës, mirëpo ajo vlerësohet si prezantuesja më e përsosur e një shteti legjtim në arenën ndërkombëtare dhe mbetët si dëshmitare e përsosur në historinë botërore. Kosova, përmes protestave e kundërshtoi presionin e vazhdueshëm të politikës serbe, përfshirë këtu Grevat e Minatorëve të Trepçës dhe Protestave Kundër Presionit dhe luftës së UÇK-së. Poilitika kosovare veproi në rrethana mbijetese, në mes të mundshmes e të pamundshmes, imponimit dhe diletantizmit.

Rrethanat e krijuara nga regjimi çnjerëzor Millosheviçian, nuk lejuan hapësira për Kosovën, që ta dëshmonte dhe promovonte vetën në arenën ndërkombëtare. Krijimi i kësaj hapësire për kosovarët ishte shumë i vështirë. Serbia kishte ngritur “doktrinën filozofike serbe Nacionaliste`”, mbi atë: “gde živi jedan serbin tu je i država Serbie” si dhe fundamentalizmin ortodoks serb, ku thuhej:“Sveti sava na nebu serbi na zemlju”etj; koncept ky politikë, që nga koha e Vasa Çubrilloviçit.

Kjo doktrinë, nacionaliste serbe vazhdon edhe sot, dy dekada pas përfundimit të luftës. Populli serb ende s`ka prodhuar institucione shtetërore, që t`i njoh krimet e veta, t`i njoh dhunimet e mijëra femrave shqiptare, vrasjet e djegiet e qindra e mijëra fëmijëve, grave e pleqve, vrasjet pa gjyqe dhe zhdukjen e kufomave nëpër Serbi. Mungon ende kërkim falja serbe për krimet në Kosovë!

Mos njohja e krimeve dhe mohimi i masakrave, të bëra sikurse në Reçak dhe masakrat tjera, tregon se Serbia është kthyer në të kaluarën e saj. Faktori politikë kosovar dhe opinioni ndërkombëtar duhet të veprojnë kundër lëvizjeve nacionaliste serbe që udhëheqin Serbinë. Kur Serbia ta merr ndëshkimin ndërkombëtar atëherë ajo i kthehet vetes. Politika kosovare dhe ajo ndërkombëtare duhet të veprojnë derisa Serbia ta marr dënimin e merituar për krimet në Kosovë.

Marrëveshja e Kumanovës në mes NATO-së dhe Serbisë, erdhi si rezultat i një dokumenti të hartuar nga përfaqësuesi i ShBA-s Strobe Talbolt, i BE-s Martti Ahtisaari dhe përfaqësuesi i Rusisë V.Chermomyrdin, sipas këtij dokumenti u kërkua tërheqja e të gjitha forcave politike dhe ushtarake serbe, që refugjatët shqiptarë të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe të vendosej siguria nga trupat e NATO-së. Rezoluta 1244 vendosi administrimin e përkohshëm ndërkombëtar, nën të cilin populli i Kosovës erdhi deri te

Shpallja e Pavarësisë Kosovës, më 17 shkurt2008

Serbia, pas negociatave të Brukselit të organizuara nga BE, duke përdor alibi se ne jemi në negociata me Kosovën, në këtë drejtim po hamendësonte disa shtete rreth njohjes së Pavarësisë së Kosovës, duke e shndërruar veten si “viktimë” e viktimën “si agresor”. Kjo erdhi edhe si pasojë e diletantizmit politik të Delegacionit të Kosovës në këto bisedime, që u lëshua nga bisedat teknike të filluara, në ato politike, edhe pse Kosova tashmë nga TN kishte marre verdiktin se Pavarësia e Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …