Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala, ka vazhduar fushatën zgjedhore në komunën e Pejës. Gjatë fjalimeve para masës ajo ka thënë se Peja është pranë fitores së madhe dhe ndryshimeve pozitive që do t’ia sjell fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës. Fitoren po e shoh në sytë e secilit prej jush, e kam parë po ashtu edhe në të gjitha takimet e mia që kam pasur me qytetaret e Komunës së Pejës. Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala, ka ftuar të gjithë mbështetësit e PDK-së të votojnë masivisht numrin 94 për forcën e ndryshimit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
