leoni

Sabri Kiçmari

Sabri Kiçmari: Marrëdhëniet ndërmjet Australisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve janë të shkëlqyera.  Ai ka thënë se ka një angazhim permanent të Australisë për ta mbështetur integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kiçmari është duke u angazhuar intensivisht edhe në zonën e Azisë për procesin e njohjeve dhe, sipas tij, fillimi i vitit 2017 mund të sjellë njohje të reja. Sipas tij shërbimi diplomatik i Kosovës është në rrugë të mbarë dhe diplomatët po punojnë për shtrirjen e njohjes së Kosovës, për demonstrimin e shtetësinë si dhe për krijimin e miqësive të reja me vende të ndryshme. Kiçmari ka thënë për Epoka e Re se është shumë e nevojshme që prania e Kosovës të shtrihet në Azinë Juglindore, në Afrikën e Veriut dhe në Afrikën e Jugut.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …