Më 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë në një pritë të mirë organizuar dhe të përgatitur mjeshtërisht nga shërbimi i fshehtë serb, vriten tre nga pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
Zahir Pajaziti (Ismeti), i lindur më 1 nëntor të vitit 1962, në fshatin Turiqicë (Orllan), Podujevë, anëtar i Shtabit Qendror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (më pas Shtabi i Përgjithshëm) dhe njëkohësisht anëtar i Shtabit Qendror Operativ të saj. Figurë madhore e rezistencës së armatosur. Komandanti i parë i Zonës Operative të Llapit, njëri ndër atentatorët dhe organizatorët më të mëdhenj të luftës. I nderuar nga Presidenti i Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”
Edmond Hoxha(Shpati), i lindi më 10 tetor 1975 në Junik. Rrugëtimi i tij drejt lëvizjes ilegale fillimisht u bë përmes vëllait të tij të madh, Xhavit Hoxha, ish i burgosur politik, në të njëjtën organizatë me Jusuf Gërvallën. Edmondi ishte student i Fakultetit Juridik. Bënte pjesë në lëvizjen ilegale në sektorin e logjistikës. Në marsin e vitit 1996, pasi ishte student në Prishtinë, kaloi në “Linjën e Llapit”, siç quhej atëherë zona operative e Llapit, nën drejtimin e Zahir Pajazitit, ku mori pseudonimin Shpati. Në të njëjtën kohë u bë pjesë e njësitit gueril të Prishtinës, Edmondi ishte një nga pjesëmarrësit në aksionin ndaj rektorit serb të Universitetit të Prishtinës, gjithashtu ai ishte ndër organizatorët e rëndësishëm të lëvizjes studentore. I nderuar nga Presidenti i Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”
Hakif Zejnullahu, i lindur me 22 qershor 1962 në fshatin Lladofs, Podujevë, është një nga figurat më të pabujshme të luftës. Si duket, edhe natyra e tij njerëzore ka qenë e tillë, e pabujshme. Nëse heshtjen e ka pasur të jashtëzakonshme, punën e ka pasur po ashtu, të jashtëzakonshme, zëvendës i Zahir Pajazitit dhe ndihmës i tij. Hakifi dhe Zahiri ishin jo thjesht nip e dajë, por kishin të përbashkët gjithçka të virtytshme. Ai kishte virtytin e luftës dhe të guximit, të mosthyerjes dhe mosfjalëve të mëdha, kishte identitetin e tij të pashoq dhe njëkohësisht merakun e gjithkundshëm për shokët, i pafjalë e gjithsesi një urë lidhëse mes komandantit të zonës dhe luftëtarëve. I nderuar nga Presidenti i Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”
Pra është fjala për tri nga figurat më të njohura të luftës në Kosovë.
I nderuari z. Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës, , arsyeja pse po të drejtohem me këtë shkresë me hyrje për tre ushtarët emblematik, Lapidarët e UÇK-së – Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu është për faktin se me 31, janar 2015 është 18-vjetori i renjes së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut.
Në Prishtinë ka rrugë që me krenari mbajnë emrat e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut.
Në Prishtinë e kemi Sheshin Zahir Pajazitit, Shesh i dashur për qytetaret e Prishtinës, qytetaret e Kosovës dhe vizitorëve të shumtë nga jashtë. Çdo aktivitet kulturor dhe artistik i Komunës së Prishtinës lidhet me këtë Shesh. Përvjetorët e Dëshmorëve të kombit të rene për lirin e Kosovës, pa këtë shesh gati nuk kanë kuptim.
Çka i mungon këtij Sheshi? Çka i mungon Sheshit Zahir Pajziti ?
Përveç hapësirës, që për fat të keq nuk e kemi, sheshit i mungojnë përkrah Shtatores së të madhit Zahir Pajaziti, shtatoret e shokëve që ranë së bashku për të mos vdekur kurrë, Edmond Hoxha edhe Hakif Zejnullahu. Përkrah Shtatores së Zahir Pajazitit, mungojnë Shtatoret e Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahu, është mendim jo vetëm i imi por edhe i qytetareve të Prishtinës dhe më gjerë.
Me vendosjen e shatorëve të Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut ky Shesh do të jetë i kompletuar, pa dyshim e dhe Zahir Pajziti do te ndjehet me mire pran shokëve, do të ndihen me mire familjaret e heronjve dhe dëshmorëve te kombit, do te ndjehen me mire qytetaret e Prishtinës, të Kosovës si dhe vizitoret e shumtë të këtij Sheshi sot dhe nesër.
Me vendosje e shtatoreve të Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut përkrah Shtatores së Zahir Pajazitit do të plotësonim Sheshin Zahir Paraziti me tri figurat me te njohura te luftës.
Prishtina është kryeqendër e Republikës së Kosovës, kryeqendër e të gjitha aktiviteteve kulturore, politike, ekonomike, sociale, qendër e Institucioneve të Republikës, e vendosjes së diplomacive të huaja etj. Kompletimi i Sheshit Zahir Pajaziti me të tri figurat më të njohura të luftës, tri figurat që nuk ishin të një moshe as te një regjioni por kishin një ideal për çlirimin e Kosovës nga okupatori.
I nderuari z. Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës. Ka 15 vjet që bisedohet për mungesën e shtatoreve të Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut përkrah shtatores së Zahir Pajazitit në Sheshin Zahir Pajziti. Iniciativa për kompletimin e Sheshit Zahir Pjaziti me shtatoret e Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahur ka pasur në të kaluarën edhe nga Këshilltaret e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, por nuk ka pasur gatishmëri nga udhëheqja Komunale për ta realizuar këtë kërkesë.
Prandaj kërkojmë nga Ju që të shfrytëzoni autoritetin tuaj dhe te merrni vendimin e shumëpritur për kompletimin e Sheshit Zahir Pajaziti me Shtatoret e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut. Mundësisht këtë vendim për plotësimin e Sheshit Zahir Pajaziti të na dhuroni me 31.01.2015 në Akademinë përkujtimore për këta tre kolos të luftës së lavdishme për lirinë e Kosovë.
18.12.2014, Prishtinë