Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: 9 Qershori dita e kapitullimit të Serbisë duhet të ishte Dita e Çlirimit të Kosovës

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka kujtuar 21 vjetorin e kapitullimit të Serbisë në luftën e Kosovës. Sipas tij data 9 qershor do të duhej të shënohej si  Dita e Çlirimit por një gjë e tillë nuk është vendosur ende ligjërisht. “Sot është 9 qershori data e kapitullimit të Jugosllavisë ndaj Kosovës dhe NATO-s e cila kishte goditur pa ndal 74 ditë me granatime forcat serbo-sllave. Ky nënshkrim u bë në Kumanovë në Hotel Europa- pronë  e një shqiptari. Në anën e fituesit nënshkroi komandanti anglez i hyrjes së KFOR it në Kosovë Majkel Xhekson, ndërsa nga pala humbëse Gjeneral shtabit të armatës së  i Millosheviqit, Dragolub OJDANIQ. Kjo datë duhet të merret ditë çlirimi e Kosovës. Për habi Kosova s’ka të saktësuar me Ligj akoma ditën e çlirimit. As me 9 as me 12 e as me 19 qershor 1999. Respekt çlirimtarëve e falënderim aleatëve, ka shkruar me këtë rast, zëvendës-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …