Enver Hoxha

Sadik Halitjaha: Kërkojmë që të rikthehet edhe shtatorja Enver Hoxhës në Sheshin “Skënderbe”

Në kërkesën publike për shpalljen e Enver Hoxhës “Krenaria e Kombit” nga Parlamenti i Shqipërisë,
ne, luftëtarët e UÇK-së – çlirimtarët e Kosovës – jemi në përkrahje të plotë dhe kërkojmë që të rikthehet edhe shtatorja e tij në Sheshin “Skënderbe”, që vlerat të vihen në vendin e vet.

Sa për ata antikombëtarët, nuk duhet përfillur fare – janë mikrob dhe virus i popullit!
Ata që nuk matin me kandarin e kohës, nuk kanë nisur kurrë të matin!
Janë të pavetëdijshëm dhe hipokritë.

Enver Hoxha dhe enverizmi, sa të jetë planeti Tokë, do të ekzistojnë.
Njeriu që çliroi Shqipërinë, që ndërtoi e zhvilloi Shqipërinë moderne.
Ai që i krijoi sigurinë popullit dhe shtetit, paprekshmërinë territoriale dhe pacenueshmërinë e dinjitetit e të sovranitetit.
Ai që e faktorizoi para botës Shqipërinë plotësisht të pavarur, që ndriti historinë dhe i ringjalli dëshmorët e heronjtë e të gjitha kohërave.
Enveri që arsimoi e kulturoi tërë popullin, që e bëri të pavarur dhe sovrane Shqipërinë.

Sa herë që mendojmë për sigurinë e shtetit dhe paprekshmërinë e tij nga çfarëdo superfuqie,
na vjen në mendje koha e Enver Hoxhës!

Lavdi jetës dhe veprave kolosale të madhit dhe të pavdekshmit Enver Hoxha!

Kontrolloni gjithashtu

Pjesëmarrja e VLEN në tubimet e VMRO-së dëshmon varësinë e plotë politike

Arbër Ademi: Pjesëmarrja e VLEN në tubimet e VMRO-së dëshmon varësinë e plotë politike

Pjesëmarrja e ministrit të Shëndetësisë dhe njëkohësisht shefit të shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN për …