Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Kosova po fundoset nga kasta politike, nevojiten protesta revolucionare

Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes politike në vend, duke akuzuar klasën e tashme politike për dështim të përgjithshëm dhe mungesë të aftësisë për të udhëhequr Kosovën drejt funksionalitetit shtetëror. Populli është tradhtuar nga deputetët dhe partitë që, sipas tij, kanë shndërruar institucionet në mjet të interesave të ngushta politike. Përfaqësuesit aktualë të Kuvendit “duhej të ishin hedhur në koshin e plehrave”, pasi nuk kanë respektuar as vullnetin e qytetarëve, as amanetin e dëshmorëve. Votimi i të njëjtëve politikanë e kthen popullin “jo vetëm në fajtor, por në budalla”, duke kërkuar ndërgjegjësim të gjerë shoqëror. Halitjaha kritikon partitë që, sipas tij, kanë vendosur kritere të nënshtrojnë individë të bindur, duke shkatërruar vlerat njerëzore, profesionale e morale. Sot pushtetin real e kontrollon vetëm një përqindje minimale e popullsisë, ndërsa pjesa më e madhe e shoqërisë mbetet e pa përfaqësuar. Kosova gjendet buzë kolapsit institucional: pa parlament funksional, pa buxhet, pa ligje themelore sociale, pa reforma, pa siguri shëndetësore dhe me një sistem që sipas tij “zhvat popullin dhe varfëron shoqërinë”. Ai shprehet i shqetësuar për largimin masiv të qytetarëve dhe për degradimin moral që, sipas tij, po përhapet përmes propagandës, lajmeve të rreme dhe analistëve të kapur. “Dëshmorët nuk ranë për një Kosovë të bllokuar, pa shtet, pa drejtësi dhe pa shpresë,” thotë Halitjaha, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe për ndryshim të thellë politik.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Votat e Nismës nuk u shpërndahen partive tjera dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka sqaruar mënyrën e trajtimit të votave të …