Sadik Halitjaha: Rritja e tarifave të ujit në 60 cent për metër kub – dhuratë apo ndëshkim në fillim të këtij viti?

Nga 35–40 cent sa ishte deri tani, pa i llogaritur taksat e kyçjes; vetëm se je i kyçur, edhe kur nuk e përdor asnjë pikë, paguhet taksë mujore, mos të flasim për vjedhje të shumta në kurriz të popullit!
Është e papërballueshme dhe e padrejtë!

Arsyeja justifikohet me ngritjen e rrymës!
Si mund të arsyetohet rritja e pagesave për fshatin Mushtisht dhe fshatrat e tjera të kësaj ane, si Grejkoci, Korisha, Vraniqi, Budakova e shumë të tjera?

E kanë kënaqur Prishtinën shumica e ndërtesave, e tërë ndërtesa me një matës uji; as nuk është e rregulluar me metrin katror të banesave, as me numrin e banorëve!

Paushall dënohen edhe ata që nuk jetojnë fare në Kosovë apo nuk janë rezidentë. Ku është dora e shtetit, në këtë rast KAMGjIK-u?

Uji vjen me rënie të lirë dhe i tërë ujësjellësi, para shumë viteve e dekadave, u ndërtua e u rregullua me kanale e gypa, si dhe me rezervarë nga vetë fshatarët!
Pos matësve të ujit, asgjë s’ka bërë ndërmarrja ujore!

Kjo ndërmarrje publike duhet mbajtur nën kontroll të shtetit!
Shteti duhet të subvencionojë ndërmarrjen që të mos e shtrenjtojë ujin.

Si dhe duhet liruar nga kjo taksë (pagesë) pensionistët e papërkujdesur, invalidët e veteranët, si dhe familjet e dëshmorëve!

Kjo rrjedh si logjikë: ata që dhanë shumë për atdhe, për këtë tokë, ta kenë të drejtën ta pinë falas ujin e kësaj toke!
Pasi që dhanë gjak për këtë vend, këtë tokë, këtë ujë e këtë ajër!

Mjerisht, në Kosovën tonë nuk ka ligje e norma të rregulluara për ekonominë e ndërmarrjeve publike, si dhe ligje mbi kontrollin e çmimeve!

Luftëtari i hoqi gjithë ato mbeturina nga Kosova, tani paguan për mbeturina!
Çliroi njëmbëdhjetë mijë kilometra dhe paguan për parking e për rrymë! Kjo është turp!

Sa duhet të durojë ky popull???
Për rroga s’i bie ndër mend askujt, e për taksa, pa përfunduar festat, po bile po lavdërohen sa po rritet buxheti nga rrjepja e lëkurës së këtij populli!

02 janar 2026
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ numëron rreth 90% të votave: Renditja e kandidatëve më të votuar mbetet e pandryshuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar numërimin e rreth 90 për qind të votave për …