Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkon rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpiak

Sadik Halitjaha: “Trim mbi trimat, Sali Berisha”

Sali Berisha – Thirri kryengritje, zhvilloi betejë dhe gati ra dëshmor. Si duket, nga madhështia e betejës, i ekzaltuar shumë me fitoren që e priste, nga kjo betejë gati sa nuk i ra zemra apo diçka tjetër… për pak sa nuk u bë dëshmor i luftës së molotovëve!

Pse gjithë kjo urgjencë dhe gjithë kjo “luftë” e famshme? Kush ia ka vënë thikën prapa shpine që ta vërë jetën e vet dhe të shumë qytetarëve në rrezik për ta shkatërruar Shqipërinë?

Vuçiç bën çdo ditë manovra ushtarake me armët më të sofistikuara, si edhe parada në Beograd, duke i treguar forcat e veta vazhdimisht, grihet e mërret, por nuk guxon t’ia mësyjë Kosovës!
Ama Berisha, me trimat e vet, ia filloi kryengritjes mu në mes të Tiranës!

Sa më shumë afrohet dita e pranimit të Shqipërisë në BE, aq më tepër e shton intensitetin Berisha me kryengritje!
Po i lë fjalët peng se do t’i shkatërrojë pushtetarët, e sidomos qeverinë në krye me Edi Ramën; do t’i asgjësojë të gjitha forcat e shtetit – nga Presidenti, ushtria e policia – do ta bëjë Shqipërinë si Gazën, duke djegur parlamentin e kryeministrinë!

S’është shaka me kryengritjen, që me çdo kusht do “shehit” e gjakderdhje, që të jetë fitorja e sigurt dhe më e lavdishme!
Si duket, trimi po u thotë sejmenëve: pas meje! Dhe kështu ka vendosur të bjerë i pari “shehit”, për lirinë e batakçinjve e të hamallëve!

Kemi thënë se duhet toleruar liria e fjalës dhe e protestave, por jo – jo molotovët, bombat e kryengritësve berishistë!
Kjo “fjalë e lirë”, kur kalon kufijtë e normales, nuk është më fjalë e lirë, por “pallje e gomarëve”, siç pati thënë i famshmi Konica!

Berisha, e keqja pa fund e Shqipërisë; më mirë një fund i keq se një e keqe pa fund!
Çka do që mund t’i ndodhë Berishës, bëni shkelje nëse nuk ia bëni një përmendore me molotov në dorë!

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

Ylli Mece: IRANIT DO T’I VINTE TURP TË GODASË NJË VEND QË S’KA AS USHTRI E AS ARMË

Situata konfliktuale e krijuar midis SHBA-së dhe Izraelit, nga njëra anë, dhe Iranit, nga ana …