Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka përgënjeshtruar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka konstatuar se Kosova nuk mund të quhet storie suksesi ekonomik. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti sipas të cilit “viti pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike”, ai ka theksuar se pavarësisht kësaj narrative, realiteti ekonomik në Kosovë është krejt ndryshe. Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka shtuar më tutje se nuk mund të ketë rritje ekonomike në një vend që është i varur nga importi, me tkurrje të eksporteve, mungesë të dialogut publik–privat, mungesë të investimeve të huaja dhe kosto të lartë të energjisë që po e ngulfat sektorin prodhues. “Të flitet për rritje ekonomike në kohën kur ke sanksione nga BE-ja, ke ngrirje të partneritetit strategjik me SHBA-në, vërtet është diçka që e besojnë vetëm militantët partiakë, por jo qytetarët. Le të jetë një mesazh i qartë për të gjithë: Kosova ka nevojë për rritje ekonomike në interes të qytetarëve e jo në interes të numrave. Si është e mundur të ketë rritje të numrave dhe në anën tjetër të kemi rritjen e varfërisë, derisa ke rritje të inflacionit dhe shumë produkte esenciale janë shumë më të shtrenjta se në vendet më të zhvilluara evropiane — Gjermani, Austri — a qenka kjo rritje ekonomike?, ka pyetur mes tjerash, eksperti I ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani paralajmëron: Seanca për formimin e Qeverisë, jokushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se seanca e Kuvendit të Kosovës për …