Safet Gjici: Situata me zjarret vazhdon të jetë shumë e rëndë, por është në menaxhim

Safet Gjici: Situata me zjarret vazhdon të jetë shumë e rëndë, por është në menaxhim

Kryetari i Kukësit, Safet Gjici, ka thënë se situata me zjarret mbetet ende shumë e rëndë, por sipas tij është në menaxhim. Ai ka bërë me dije se janë duke intervenuar nga toka e ajri për të shuar zjarret teksa me ndihmën e pjesëtarëve të FSK-së dhe zjarrfikësve nga Kosova situata vazhdon të mbetet nën kontroll. “Zjarrin më të vështirë e kishim mbi Kalimashin mirëpo fatmirësisht kemi arritur që ta mbajmë nën menaxhim. Kemi dy vatra të mëdha të zjarrit dhe mjaft të rrezikshme jemi duke ndërhyrë dhe nga ajri por besoj se me të gjitha këto forca edhe toka besojmë që të arrijmë ta mbajmë nën kontroll”. “Falë forcave që erdhën nga Kosova besoj që për dy-tre ditë do të arrijmë të lokalizojmë zjarrin në Kukës”, tha Gjici.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …