Sala Berisha Shala: Dështimi për presidentin tregoi robërinë politike të pushtetit

Sala Berisha Shala ka reaguar pas dështimit të procesit për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar situatën si dëshmi të krizës së thellë politike dhe mungesës së pjekurisë institucionale në vend. Në një reagim publik, ajo tha se për herë të parë në historinë e shtetit, institucionet po bllokohen jo nga mungesa e mundësive, por nga mungesa e vullnetit politik. Berisha Shala ngriti edhe krahasimin mes bartësve aktualë të pushtetit dhe ish-krerëve të UÇK që ndodhen në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke thënë se liria nuk matet me mure, por me ndërgjegje. Ajo akuzoi klasën politike se e ka kthyer shtetin në mjet interesi dhe institucionet në skenë të pazareve politike, ndërsa qytetari, sipas saj, mbetet spektator i zhgënjyer. Ajo që ndodhi në Kuvend nuk ishte mungesë numrash, por mungesë karakteri politik, duke shtuar se robëria më e rëndë është kur njeriu është i lirë fizikisht, por i burgosur në ndërgjegje.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …