Sala Jashari: Vetëvendosje po e interpreton Kushtetutën sipas dëshirës, seanca u trajtua në mënyrë partiake

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka reaguar ndaj mënyrës se si Lëvizja Vetëvendosje ka interpretuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive dhe çështjen e votimit të fshehtë. Sipas saj, Vetëvendosje po e shfrytëzon Kushtetutën për interesa të veta politike, duke e interpretuar atë “sipas dëshirës” dhe në mënyrë që i konvenon njëanshëm. Ajo thekson se pretendimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, se deputetët kanë refuzuar një të drejtë kushtetuese është një shtrembërim i qëllimshëm i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe i të drejtës parlamentare. “Ne nuk kemi refuzuar asgjë. Thjesht nuk jemi bërë pjesë e një manipulimi procedurial që synon të fshehë mungesën e legjitimitetit,” tha Jashari.  “Si deputetja më e re në Kuvend, e ndjej për obligim të theksoj se Kushtetuta nuk mund të përdoret si justifikim për të anashkaluar vullnetin politik të shumicës së deputetëve. Imponimi i një mënyre votimi pa konsensus është veprim i një subjekti të vetëm dhe jo produkt i dakordimit institucional,” theksoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …