Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Sali Berisha: Nuk do të ketë asnjë lloj negociate me Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën

Kryetari i njërit krah të PD-së,  në Shqipëri, Sali Berisha në një  konferencë me gazetarët, foli në lidhje me situatën në Partinë Demokratike në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai në fjalën e tij u shpreh qartazi se nuk do të ketë asnjë lloj negociate me Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën, sepse nuk mund të negociohet me persona të cilat janë pengje të dikujt tjetër. Alibeaj dhe Basha  janë  pengje të Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri që me pengjet nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do ndodhë kurrë ndonjëherë” tha Berisha. Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë Pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre, tha  Sali Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …