Sali Onuzi: Doli nga shtypi libri “ Masakrat e pushtuesve ndaj shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore”

Këto ditë doli nga shtypi libri “ Masakrat e pushtuesve ndaj shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Ai eshte fryt i bashkëpunimit të Muzeut Historik Kombëtar dhe Institutit të Studimeve të Historisë Ushtarake.Ky është libri i dytë që del nga ky bashkëpunim pas atij për Btalionin partizan Italian “ Antonio Gramshi” e të tjerë që do të dalin në të ardhmen.
Libri përmbledh kumtesat që u mbajten ne vitin e 80 vjetorit të Çlirimit të Atdheut në njërin nga takimet që bëheshin në Bibliotekën “ Musine Kokalari”.
Libri është përgatitur nga Profesor Bernard Zotaj, në bashkepunim me Andrea Llukanin ( shef sektori ne MHK) dhe Jorgo Qirkon veteran i Ushtrisë, të tre edhe drejtues të të gjithë punës së madhe që u bë në vitin 2023 e 2024 për 80 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga ana jonë.Në veçanti dua të shënoj rolin e Prof. dr. Bernard Zotajt që me një frymë të lartë atdhetar e nivel të lartë organizimi e drejtimi, ia doli mbanë me sukeses.
Shënoj se Instituti i Historisë Ushtarake dhe Muzeu Historik kombëtar e kishin nisur këtë praktikë që më 2023 në kuadrin e 80 vjetorit të shumë ngjarjeve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.Ajo u përfocua edhe më tej në 80 vjetorin e Çlirimit. Sesionet e ligjëratat mbaheshin në Muzeun Historik kombëtar, por kur ai filloi rikosntruksionin e tij, ato u bënë në mjedise të tjera në qytetin e Tiranës apo dhe jashtë tij si në Korçë, në Peshkopi, Bulqizë , po edhe në sallen “ Aleks Buda “ të Akademise së Shkencave ose në Auditoriumin modern të Ministrisë së Mbrojtjes e të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave tona të Armatosura , me mbeshtejen e plotë të ministrit Pirro Vengu e të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA ,gjeneral lejtnant Arben Kingjit.
Në këtë shtjellë aktivitetesh , në çdo dy javë ose javë,një aktivitet, sa ç’ishte e rëndësishme gjetja dhe përgatitja e lektorëve dhe e sallave, po aq e rëndesishme ishte sigurimi i pjesëmarrësve . Këto të fundit ishin jo vetëm dëgjues por edhe aktiv me pyetje e diskutime që sollën një frymë të vërtetë demokratike e shkencore. Mund te them se krahas nivelit shumë të mirë të kumtimeve edhe këto disktime qenë një risi, që mund të themi pothuajse ka humbur në veprimtaritë shkencore që zhvillohen.Pjesëmarrësit në veprimtari ishin pasardhës të familjeve të Dëshmorëve të Atdheut ,Veteranë të LANÇ e sidomos Veteranë të Ushtrisë ,me një bashkëpunim aktiv me Shoqaten e Ushtarakëve ne Rezervë të Shqipërisë dhe Shoqatën “ Skënderbegasi ”Nderi i Kombit” dhe, pasardhes të veteranëve të LANÇ dhe specialistë të MHK etj.
Në këtë program u ftuan dhe mbajtën ligjërata ose kumtesa Veteranë të shquar të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare si gjeneral Alfred Moisiu, kolonel Naxhi Zhupa , personalitete si Shaqir Vuka, veteranë të Ushtrisë si kolonel Ilmi Qazimi, kolonel Gani Elezi dhe akademikë si Prof.dr. Pëllumb Xhufi, Prof.dr. Proletar Hasani , prof. dr. Ksenofon Krisafi, prof.as.dr. Marenglen Kasmi, prof. as dr. Teki Kurti,prof.as.dr. Edmond Braneshi, prof.as dr, Zaho Golemi, dr. Asllan Zemanit,dr. Artur Meçollarit, studiuesit Bashkim Qeli , Tatjana Selenica,Ina Gjata e specialistë të shquar të Muzeut Historik Kombëtar si Andre LLukani, Ledio Xhoxhi ,Gjergj Totozani etj.
Madje në sesionin dhe Konferencën shkencore qe u zhvillua në bpn me Akademine e Shkencave per partizanët italianë në formacionet e UNÇSH erdhën edhe 5 të deleguar, përfaqësues të partizanëve italianë me ne krye z. Mauzzio Noçere dhe tre të tjerë pasardhës të partizanëve italianë në Shqipëri , Goffredo Zignani (i riu) Ferdinando e Françesko Fiore,të ftuar nga nje grup pasardhësish te veteranëve të LANÇ te kryesuar nga Shoqet tona,Elidjana Canaj dhe Vjollca Konda, te dyja shume aktive edhe ne gjithe organizimet e veprimtarive dhe në kumtimet e tyre në sesione dhe në median e shkruar e televizive.
Veprimtaritë e perbashkëta të Muzeut Historik Kombëtar , të Institutit tonë dhe të pasardhesve të Deshmoreve të Atdheut e të Veteraneve të LANÇ kanë pasur kudo edhe bashkëpunimin e organeve te pushtetit vendor si në Korçë, në Kinema “Andon Zako Çajupi”, në Peshkopi e Bulqizë ne sallat e Shtëpive të Kulturës ,me pjesëmarrjen e shënuar edhe të Kryetarëve të Bashkive , zotërinjeve Sotiraq Filo,z. Rahim Spahiu, znj. Festime Mjeshtri dhe të prefekteve z.Nertil Jole e z.Nexhbedin Spahiu, po edhe të bashkëpunëtorëve tanë si Maksim Fejzullahu, Alush Stojku,Valentina Doda,Flamur Meka ,Vladimir Mema e të tjerë.
Tematika e ligjëratave, e sesioneve jubilare dhe shkencore shtrihej që nga përvjetorët e Çetave partizane,Batalioneve, Brigadave,Divizioneve,Korparmatave dhe ngjarjeve të mëdha te UNÇSH.Është për tu theksuar se në to iu kushtua kujdes edhe trajtimeve të historisë së masakrave të nazifashistëve dhe bpn të tyre kundër popullsisë shqiptare dhe historisë së vuajtjeve e vrasjeve në kampet e internimit dhe të përqëndrimit nazifashistë, të lëna disi pasdore nga historiografia e mëparëshme.
Anëtarët e Institutit të Studimeve të Historisë ushtarake u integruan edhe në veprimtaritë e mëdha shkencore e jubilare që u bënë në shkallë kombëtare si në Akademinë e Shkencave të Shqiperise dhe në Akademinë e Forcave të Armatosura ( bpn me Akademinë e Shkencave të Shqiperise dhe të Kosovës)
Këto veprimtari u përcollën edhe në media, duke filluar nga “Dritare tv” me producente Rudina Xhunga, RTSH 24, Top Channel etj dhe me median e shkruar , ne gazetën e “Ushtria” revistën “Mbrojtja” dhe Revistën shkencore të Akademisë së Forcave të Armatosura, në Revistën e Institutit tonë të Studimeve të Historisë Ushtarake,në Revistën “ Pavdekësia” me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e gazetarëve të shquar si Dritan Hila, Lorena Fjolla, Zenel Gapaj ,Anjeza Musollari dhe Mimoza Golikja , me gazeten “Dita” dhe “Telegraf”, po edhe ne “Kushtrim Brezash” nga publicisti Bashkim Koçi etj.Organizata Kombëtare “Për Dëshmorët e Atdheut” botoi në këtë kohë dy vellime “Deshmoret e Atdheut në rrënjët e kombit shqiptar” me pjesëmarrjen edhe të kolegëve tanë të Institutit të Historisë së Studimeve ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Halimi: NDJENJA E PËRKUSHTIMIT NË ARTIN POETIK TË IBRAHIM SKENDERIT

Emri i Ibrahim Skenderit është i njohur në letërsinë shqipe, sidomos në letërsinë për fëmijë, …