Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për Skenderajn, Sami Lushtaku, gjatë fushatës së tij zgjedhore ka vizituar fshatin Burojë, vendlindjen e Presidentit të Republikës, arkitektit të lirisë dhe pavarësisë, Hashim Thaçit. Lushtaku tha se Buroja është kujtesë e përjetshme dhe një inspirim i fuqishëm për të ndërtuar të ardhmen e qytetit dhe komunës. Ai theksoi se qeverisja e tij do të jetë vazhdim i rrugës së zhvillimit, duke u mbështetur në trashëgiminë e gjeneratës që bëri sakrificën më të madhe për lirinë dhe shtetin. “Me këtë frymë dhe besim, bashkë do ta çojmë Skenderajn drejt fitores,” u shpreh Lushtaku. Fushata e PDK-së në Skenderaj po vazhdon me moton “#VazhdojmëPërSkenderajn”, duke theksuar unitetin dhe vazhdimësinë në rrugën e zhvillimit të komunës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
