Sami Lushtaku: Vlerësojmë angazhimin e Ali Ahmetit për shqiptarët

Sami Lushtaku, ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin. Lushtaku shkruan se së bashku me miq dhe bashkëluftëtarë kanë mirëpritur Ali Ahmetin, të cilin e ka cilësuar si mik të veçantë të qytetit dhe të procesit të lirisë. Ai ka falënderuar Ahmetin për vizitën dhe për urimet e tij lidhur me zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm në çështjet e shqiptarëve. “E vlerësojmë lartë punën dhe angazhimin e z. Ahmeti në shërbim të shqiptarëve, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në të gjitha trojet tona”, ka shkruar Lushtaku, duke nënvizuar se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përkrahja reciproke mbeten të rëndësishme për komunitetin shqiptar kudo që ndodhet. Sipas Kryetarit të Skenderajt, takimi është zhvilluar në atmosferë miqësore dhe përmbajtësore, duke reflektuar bashkëpunimin e vazhdueshëm mes palëve.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ-ja përmbyll numërimin e votave, afat 48 orë për ankesa nga palët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar plotësisht procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e …