leoni

Samir Shahini është emëruar Drejtor i ri i Arsimit në Kryeqytet!

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka emëruar z. Samir Shahini Drejtor të ri të Arsimit në komunën e Prishtinës.

Ai ka mbi një dekadë përvojë në menaxhimin e arsimit dhe zhvillimin e politikave edukative. Angazhimi i tij është fokusuar në promovimin e cilësisë në arsim. Ndër vite ka kontribuar në projekte edukative dhe sociale, duke punuar me organizata ndërkombëtare dhe vendore.

Përvoja e tij në trajnime, analizë të politikave arsimore dhe ndërtimin e strategjive të zhvillimit e bëjnë atë një kuadër të përgatitur për përmirësimin e arsimit në kryeqytet.

Vizioni dhe angazhimi i tij janë në harmoni me synimet tona për ngritjen e cilësisë në shkolla dhe zgjerimin e reformës të mësimit tërëditor.

Falenderojmë drejtoreshën e deritanishme të arsimit, Jehona Lushaku, për punën e mrekullueshme që ka bërë këto vite. Urojmë që angazhimi dhe përkushtimi i saj të vazhdojë me sukses në Kuvendin e Kosovës si deputete, ka shkruar kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me homazhe përkujton 26-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të komandantit Ilaz Kodra

Me nderime të larta, Komuna e Skënderajt ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit …