leoni

Samiti i Berlinit kundër shkëmbimit të territoreve, por autonomi të plotë për veriun e Kosovës

Samiti i Berlinit kundër shkëmbimit të territoreve, por autonomi të plotë për veriun e Kosovës

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Angela Merkel dhe Emanuel Macron do t’i kërkojnë kryeministrit, Ramush Haradinaj pezullimin e taksës, ndërsa kryeministrit Aleksandër Vuçiç pushimin e fushatës kundër Kosovës, në mënyrë që të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi. Kjo kërkesë atyre do t’u shkojë para se të fillojë Samiti i Berlinit, më 29 prill, në të cilin do të trajtohen çështje të Ballkanit Perëndimor. Kancelaria e Gjermanisë dhe Presidenti i Francës, mikpritës të këtij takimi, do ta shtyjnë përpara normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe pritet të dalin me një plan konkret për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ky plan, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, përjashton shkëmbimin e territoreve, por propozon status të veçantë për Veriun, bazuar në idenë e një Asociacioni me Kompetenca Ekzekutive, që faktikisht nënkupton ndarjen e brendshme të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …