Samiti i G7 nuk ia ka dal t’i zgjidh dallimet midis presidentit Trump dhe liderëve të vendeve industriale

Samiti i G7 nuk ia ka dal t’i zgjidh dallimet midis presidentit  Trump dhe liderëve të vendeve industriale

Samiti i G7 nuk ia ka dal t’i zgjidh dallimet midis presidentit  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe liderëve të vendeve më të industrializuara. Dallimet i theksuan veçanërisht në fushën e tregtisë. Aleatët e Shteteve të Bashkuara janë të zemëruar ndaj vendimit të kohëve të fundit të Trump për të imponuar tarifat për importin e çelikut dhe aluminit, duke ngritur frikën e një lufte tregtare globale. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se më mirë është të përcaktohen këto dallime se sa të japin një përshtypje të rreme të unitetit. Samiti i G7 këtë vit nisi në prag të disa dallimeve të mëdha mes aleatëve dhe SHBA-së si dhe në kohën kur administrata e Trump vendosi për sanksione në tregti me disa shtete aleate, sidomos ato të Evropës. Ende nuk dihet nëse do të publikohet ndonjë komunikatë e përbashkët në fund të takimit të 7 vendeve më të industrializuara.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …