Sander: Clinton duhet të jetë kryetarja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Sander: Clinton duhet të jetë kryetarja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Në një fjalim në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane, Bernie Sander iu kërkoi demokratëve që të mbështesin Hillary Clinton drejt Shtëpisë së Bardhë. Në momentin që ai doli në skenë, ovacionet shpërthyen dhe nuk u ndalën pë 3 minuta. “Hillary Clinton duhet të jetë Presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Sanders. Tensionet në konventën e demokratëve ishin të dukshme me mbështetësit e Sanders që thërrisnin emrin e tij dhe vërshëllenin atë të Clinton. Por, senatori kërkoi që demokratët të bëhen bashkë dhe të mposhtin “demagogun” Donald Trump, i cili sipas tij i ndan amerikanët. “Clinton e ka kuptuar që diversiteti është një nga pikat tona më të forta dhe jo e kundërta”, vijoi Sanders. Ai apeloi tek të gjithë delegatët dhe mbështetësit që të bëjnë gjithçka kanë mundësi që Clinton të zgjidhet kryetare  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …