Aleksander Vuçiq

Sanduloviq: Serbët në Kosovë nuk po rrahën e tremben nga shqiptarët por nga bandat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq

Politikani serb nga radhët e Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq ka drejtuar kritika të ashpra nga presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq për të cilin ka thënë se qëndron prapa veprimeve për terrorizimin e serbëve që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës. Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka theksuar se serbët në Kosovë nuk po rrahën e tremben nga shqiptarët por nga bandat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. “Batakçinjtë e Vuçiqit kanë hyrë në disa shtëpi duke i rrahur të gjithë, që nga fëmijët e deri te të moshuarit. Arsyeja është se ata nuk kanë marrë pjesë në barrikada dhe ndoshta janë anëtarë të partisë, sepse ata që nuk janë në parti thuajse nuk mund ta fitojnë dot bukën e gojës. Kushdo që nuk e kupton këtë mesazh që kam marrë, është pjesëmarrës në krimin që po ndodh në Kosovë, ndaj serbëve nga vetë serbët! Çdo ditë më vijnë dhjetëra mesazhe të tilla e të ngjashme që dëshmojnë se kriminelët e Aleksandar Vuçiqit janë ata që trembin, rrahin dhe vrasin serbët në Kosovë dhe jo shqiptarët siç propagandohet nga mediet e poshtra të tij. Kjo është e vërteta brutale dhe fotografia reale e gjendjes së serbëve në Kosovë” ka shkruar mes tjerash politikani, Nikola Sanduloviq, ish kandidat për president të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …