Sazan Ibrahimi: Bllokada institucionale po i kushton miliona euro pushtetit lokal

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka tërhequr vërejtjen se bllokada institucionale po i kushton miliona euro pushtetit lokal. Ai ka shtuar më tutje se shumë projekte komunale janë bllokuar për shkak të mungesës së marrëveshjeve ndërkombëtare dhe masave të BE-së, duke pamundësuar shfrytëzimin e fondeve të zotuara për Kosovën. “Mosfunksionimi i institucioneve qendrore ka ndikim negativ edhe në funksionimin e pushtetit lokal, problematika është shumë dimensionale, si nga aspekti financiar por edhe legjislativ. Shumë mjete financiare që janë të zotuara nga BE, nuk mund të thithen nga Kosova për shkak se duhet një marrëveshje ndërkombëtare, ku me dhjetëra miliona euro shkojnë edhe në nivel lokal. Për shkak të masave të BE-së, shumë projekte në nivel lokal që kanë qenë të planifikuara nuk mund të zbatohen apo janë ndërprerë. Komunave u janë duke u marrë mjete financiare të shumta për shkak të zbatimit të shumtë të lëndëve gjyqësore, në veçanti procedurat përmbarimore gjyqësore që kanë të bëjnë me kontratat kolektive” ka theksuar mes tjerash, Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Ta ndalojmë rrëshqitjen e Kosovës drejt autokracisë partiake

Kryeministri dhe deputeti i LDK-së,, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në …