Shkollë

Sazan Ibrahimi: Shkollat që nuk plotësojnë kriteret anti-Covid do të aplikohet mësimi i kombinuar ose online

Përkundër situatës së krijuar me pandeminë, komunat e Kosovës janë të gatshme të nisin mësimin në shkolla që nga 14 shtatori. Kështu ka thënë drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi. Ai shpreson qe të gjitha shkollat në nivel lokal të licencohen si shkolla anti-Covid. Mes tjerash  kërkohet edhe përkrahje e prindërve që t’i vetëdijesojnë fëmijët në respektimin e masave të parapara. Ai ka thënë se është formuar një komision për vlerësimin e shkollave se a janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor. Ndërsa për shkollat që nuk plotësojnë kriteret apo që nuk certifikohen ai ka thënë të aplikohet mësimi i kombinuar ose ai online.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë dhe mund të ketë tensione të reja

Komandanti i forcës paqeruajtëse KFOR, Ozkan Ulutas, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë mbetet …