Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës themelimin e grantit të katërt, duke e konsideruar këtë si zgjidhje për shpërndarjen jo të barabartë të investimeve kapitale nëpër komunat e vendit. Ibrahimi tha se fenomeni i ndarjeve të pabarabarta vit pas viti favorizon komunat e udhëhequra nga LVV-ja dhe ka implikime politike, duke u kryer nga ministritë e linjës dhe jo nga qeveria si tërësi. Ai theksoi se investimet e drejtpërdrejta të ministrive në komunat lokale, ku kompetenca ligjore u takon komunave, krijojnë pabarazi dhe se vetëm granti i katërt do të mundësonte shpërndarje të drejtë dhe të barabartë të mjeteve. Ibrahimi shtoi se amandamentimi i ligjit për financat lokale do të ndalonte këtë praktikë dhe do të siguronte trajtim të barabartë për të gjitha komunat e Kosovës në të ardhmen.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
