Sazonov: Ballkani gjithmonë ka qenë në qendër të ambicieve imperialiste ruse

Hulumtuesi dhe profesori në Akademinë Ushtarake të Estonisë, Vladimir Sazonov ka deklaruar se ashtu sikur shtetet e baltikut, edhe Ballkani, gjithmonë ka qenë në qendër të ambicieve imperialiste ruse. Gjatë një interviste për “The Geopost” ai ka thënë se Rusia përdor lëvizjet anti-evropiane, anti-BE, anti-NATO dhe bënë përpjekje të krijoj dhe mbështesë lëvizje të tilla. “Ajo që po bën Rusia është të ndajë shoqëritë. Ideali i tyre, lufta ruse është, të rinjtë janë kundër të moshuarve, njerëzit e një religjioni janë kundër një religjioni tjetër, një pjesë e pakicave është kundër tjetrës etj. Ata duan të kenë tensione dhe luftëra dhe konflikte brenda të gjitha shoqërive, nëse një nënkulturë është kundër një nënkulture tjetër, nëse ka urrejtje, nëse ka frikë nëse ka shumë ksenofobi, këtë dëshiron Rusia, sepse po prodhon kaos dhe Rusia përpiqet ta menaxhojë këtë kaos dhe kjo e bën regjimin e Putinit më të fortë” ka theksuar analisti, Vladimir Sazonov. Ai ka shtuar më tutje se shtetet e Ballkanit duhet të bashkëpunojnë më shumë me Bashkimin Evropian dhe sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …