SBASHK dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Murati për “keqpërdorim detyre”

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke e akuzuar atë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.  Sipas sindikatës, Murati akuzohet kryesisht për bllokimin e dialogut social dhe mosfunksionalizimin e mekanizmave institucionalë, veçanërisht Këshillit Ekonomik Social. Jasharaj theksoi se ky veprim i SBASHK-ut është i menduar dhe i përgatitur nga ekipi juridik i sindikatës, duke reflektuar qëndrimin e saj zyrtar ndaj ministrit. “Ky kallëzim penal është përgatitur nga zyrtari ynë ligjor dhe është qëndrim i SBASHK-ut. Me Hekuran Muratin nuk jemi takuar sepse, siç dihet, ai ka qenë kundër dialogut. Duke qenë kundër dialogut, ai e ka bllokuar atë duke mos e bërë funksional Këshillin Ekonomik Social, duke e bërë të pamundur punën e tij”, deklaroi Jasharaj. Sipas SBASHK-ut, mungesa e funksionimit të KES-it ka penguar adresimin e shumë çështjeve të rëndësishme për punëtorët e arsimit, ndërsa sindikata pretendon se përgjegjës për këtë situatë është ministri Murati. Autoritetet kompetente pritet të shqyrtojnë kallëzimin penal në procedurat e mëtejshme ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron Hamzën, Lushtakun dhe Lladrovcin: “Këto ditë sjellin përgjegjësi të reja dhe mesazh për bashkim”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka njoftuar se gjatë vizitës së tij …