SBASHK paralajmëron protesta e grevë të përgjithshme në shtator, Jasharaj kritikon mungesën e dialogut nga Qeveria

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se SBASHK nuk do të qëndrojë në heshtje përballë vakumit institucional dhe mungesës së vullnetit për dialog nga ana e Qeverisë. Në një konferencë për media, ai tha se Kongresi i 9-të i jashtëzakonshëm, i mbajtur online, ka shërbyer për të ngritur zërin mbi problemet që përballen punëtorët e arsimit. Jasharaj paralajmëroi se nëse situata nuk ndryshon deri në shtator, SBASHK nuk përjashton mundësinë e protestave apo edhe grevës së përgjithshme. Ai përmendi si çështje të veçantë mosgatishmërinë e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për të nënshkruar kontratën kolektive, e cila, sipas tij, është dorëzuar që nga viti i kaluar. “Është bërë një vlerësim katërvjeçar dhe rezulton se këto kanë qenë vitet më të vështira për arsimin. Qeveria Kurti nuk ka qenë e gatshme për dialog. SBASHK i ka mbijetuar sulmeve, por kërkesat kanë mbetur të parealizuara”, u shpreh Jasharaj. Ai shtoi se në mungesë të institucioneve funksionale dhe adresave të qarta për t’u drejtuar, shtatori mund të sjellë tensione të mëdha për arsimin në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Haradinaj kritikon menaxhimin e seancës nga Dehari: Sjellje e çuditshme, Kurti po e thellon krizën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se …